• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Debati te Ligjet për “Gjendjen Civile”/ Rilindja i heq fjalën këshilltarit të Metës

14:13 : 18/11/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në Komisionin e Ligjeve, ku i është hequr e drejta e fjalës në mënyrë demostrative Këshilltarit Ligjor të Presidentit dhe Drejtoreshës së Pergjithshme të Shërbimeve Juridik.

Shkak për këtë është bërë prezantimi i qendrimit ligjor të Presidentit, që sipas Presidencës, çmonton dhe qëllimin e vërtetë të ligjit për Gjendjen Civile.

Relatorja e këtij ligji, Vasilika Hysi, nuk hodhi poshtë argumentat e prezantuara fillimisht nga këshilltari Dervishaj, por kaloi në sulme politike ndaj Institucionit të Kreut të Shtetit.

Sipas Presidentit, i gjithë ndryshimi i ligjit për gjendjen civile synon deformimin e listave të zgjedhësve, dhe se mazhoranca po tenton që të ndërhyjë për të forcuar pozitat në zonat që është në pozita më të pafavorshme.

Ndërkohë që më poshtë është dhe arsyetimi i plotë i arsyeve të kthimit të ligjit nga presidenti në Kuvend:

Lexo edhe:

KAS rrëzon kërkesën e PD-së për përjashtimin e Ilir Rusmalit

Greqia ashpërson ligjet për azilkërkuesit

PËRMBLEDHJE E ARSYEVE TË KTHIMIT TË LIGJIT NR. 130/2020 “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10129, DATË 11.5.2009, ‘PËR GJENDJEN CIVILE’, TË NDRYSHUAR”

-Komisioni Parlamentar i Ligjeve

Bledar Dervishaj, Këshilltar Ligjor i Presidentit të Republikës.

-Ligji, nuk synon heqjen e gjobave për shtetasit që nuk deklarojnë banesën, por synon të deformojë listat e zgjedhësve.

-Ndryshimet në ligjin për gjendjen civile fshehin synimin të çekuilibrojnë numrin e mandateve për secilin qark.

-Mazhoranca po përdor ndryshimet në ligje për të forcuar pozitat në zonat më pak të favorshme. Do s’postoje militantët drejt zonave ku historikisht ka qenë humbëse.

-Shpërndarja e mandateve bëhet ekskluzivisht mbi bazën e numrit të shtetasve që kanë regjistruar vendbanimin në secilin qark.

-Ndryshimi i numrit të shtetasve me vendbanim në secilin qark mund të çojë në ndryshim të përfaqësimit të secilit qark në Kuvend, nëpërmjet uljes apo rritjes së numrit të mandateve përkatës.

-Ndërhyrja e papritur në ligjin bazë të gjendjes civile siç propozohet, duke konsideruar ndikimin e rëndësishëm që mund të ketë në procesin zgjedhor, nuk është në momentin e përshtatshëm dhe do të ketë pasojë ligjore dhe politike.

– Procesi i rishikimit periodik të shpërndarjes së mandateve është thelbësisht i lidhur me regjistrimin e vendbanimit të shtetasve.

Një situatë e paqëndrueshme, apo që jep hapësirë për regjistrime fiktive kaq pak kohë para zgjedhjeve dhe pikërisht para momentit të rishikimit ligjor të shpërndarjes së mandateve sipas qarqeve, do të cenonte rëndë përfaqësimin parlamentar, procesin zgjedhor dhe besimin politik tek procesi zgjedhor.

– Ky propozim nga deputetë të shumicës qeverisëse, dhe që nuk vjen nga ministria përgjegjëse që mbulon çështjen, në mënyrën si është formuluar për të lehtësuar lëvizjet në vijim, dhe jo për të lehtësuar qytetarët që nuk kanë deklaruar në kohë, e bërë në një situatë parazgjedhore, krijon një hapësirë më shumë për t`u keqpërdorur për qëllime politike.

Etiketa: debatikeshilltarligje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KAS rrëzon kërkesën e PD-së për përjashtimin e Ilir Rusmalit

15:46 : 02/06/2025
BOTA

Greqia ashpërson ligjet për azilkërkuesit

14:54 : 28/05/2025
BOLD BLOG

Iedja e hapjes së zyrave noteriale në ambasada si shërbim jetik për 2 milionë emigrantë

21:56 : 03/05/2025
SHOW BIZ

“Të të jap 20 euro…”/ Plas keq sherri mes Krisës dhe Xhenetës: Ik në Dubai, shitesh për 500 lekë

13:52 : 31/03/2025
AKTUALITET

Ish-mafiozi shqiptar John Alite bëhet këshilltar bashkiak në SHBA

10:16 : 17/03/2025
AKTUALITET

Kuvendi miraton 10 ligje, mes tyre “Paketa e Maleve” dhe shtyrja e afateve të komisioneve Xhafaj-Braçe

17:23 : 13/03/2025
Para

Leku forcohet lehtë ndaj dollarit dhe frangës, humb pikë ndaj euros dhe paundit

TË GJITHA

Jep dorëheqjen shefi i Komisariatit të Himarës

17:09 : 07/06/2025

U la jashtë nga Silvinjo, Berisha motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë!

17:07 : 07/06/2025

VIDEO/ Zjarri në landfill, PD: 10 mln euro të shpenzuara dhe Vlora mbytet në plehra e helme

16:53 : 07/06/2025

“Shqipëri etnike”/ Pak orë para sfidës, tifozët ndezin atmosferën në kryeqytet (Foto-Video)

16:43 : 07/06/2025

VIDEO/ Nuk do të jenë në stadium, por TKZ “dridhin” Tiranën me këngën për Adem Jasharin

16:27 : 07/06/2025

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

16:17 : 07/06/2025

Ndihmuan autorët e vrasjes së Ermir Dedjas, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit

16:12 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com