Një tjetër rekord infektimesh me Covid-19 u shënuan sot në vendin tonë. Kurba ditët e fundit është në trend rritës.
Edhe situata në spitale po shkon drejt përkeqësimit, bazuar në shifrat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.
Regjistrohen 597 raste të reja në vend dhe 11 viktima!
Aktualisht në 3 spitalet kovid, po trajtohen 393 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar. Aktualisht janë 14,318 raste aktive në të gjithë vendin. Që prej fillimit të pandemisë, janë regjistruar 27,830 raste pozitive dhe 623 viktima.
Tirana mban numrin më të lartë të të infektuarve, me rreth 7 mijë ndërsa në vend të dytë qëndron Durrësi, e më pas Fieri.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 6891
Durrës 1218
Fier 1076
Korçë 892
Shkodër 852
Elbasan 771
Vlorë 641
Lezhë 638
Berat 438
Gjirokastër 416
Kukës 339
Dibër 146.