Me fitoren tashmë në “xhep”, Joe Biden po mendon për ekipin e tij të ardhshëm qeveritar, duke negociuar me të majtën, por duke i mbajtur dyert të hapura edhe për opozitën, për t’u bërë “presidenti i të gjithëve” dhe të ketë mbështetjen dypartiake.
Në mediat amerikane, kanë kohë që kanë paralajmëruar administratën më progresive ndonjëherë, me ish-“Obamianët” dhe ish-rivalët kryesorë për të siguruar unitetin dhe konsensusin e së majtës. Por skenari po ndryshon. Nëse republikanët mbajnë kontrollin e Senatit, siç duket, do të jetë e vështirë ose e pamundur të miratohen emërimet e ministrave tepër progresivë.
Për të shmangur ngërçin, Biden do të detyrohet të negociojë me udhëheqësin republikan në Senat, Mitch McConnell, me të cilin ai për fat të mirë ka një miqësi të vjetër të vërtetuar nga militantizmi i gjatë i përbashkët në dhomën e lartë të Kongresit, aq sa ai ishte i vetmi republikan që mori pjesë në varrimin e djalit të tij Beau dhe që nuk e sulmoi atë për aktivitetet e dyshimta të djalit tjetër, Hunter.
Të dy do të bëhen çifti i ri i pushtetit në Amerikë. Por Biden do të duhet të lëvizë qeverinë e tij drejt qendrës, duke rrezikuar një konflikt me demokratët.
Emrat e parë që ka të ngjarë të përzgjidhen, janë ato të senatores anti-Ëall Street, Elizabeth Ëarren, e cila aspiron për Thesarin dhe të kolegut socialist, Bernie Sanders, i interesuar te Puna.
Dy profile që nuk do të kalonin kurrë me republikanët. Ndër ish rivalët e zgjedhjeve paraprake janë ish-kryetari homoseksual i South Bend dhe ish-veterani i luftës, Pete Buttigieg (ambasador në OKB ose sekretari i punëve për veteranët) dhe Senatori Amy Klobuchar (Drejtësia).
Kryebashkiaku i Los Anxhelosit, Eric Garcetti, një nga të parët që mbështeti Biden, është në garë për Transportin. Ose Ministria e Strehimit dhe Zhvillimit Urban, një departament i diskutueshëm me zëvendësen Karen Bass, midis finalistëve për detyrën e nënkryetares dhe në garë edhe për Shëndetësinë.
Edhe emri i guvernatorit të Nju Meksikos, Michelle Lujan Grisham është në garë. Skuadra përfshin gjithashtu Jared Bernstein, si Këshilltar Ekonomik dhe Tony Blinken, si Këshilltar të Sigurisë Kombëtare, pasi ishte numri dy në administratën e Obamës.
“Burra, gra, homoseksualë, të djathtë, në qendër, përtej bordit, të zinj, të bardhë, aziatikë,” tha Biden kur foli për kabinetin e tij të ardhshëm në fillim të këtij viti.
Një nga postet më të lakmuara është padyshim ajo e Sekretarit të Shtetit: lista përfshin Samantha Poëer, ish-përfaqësuese Amerikane në Kombet e Bashkuara; Ëilliam Burns, ish-ndihmës sekretari i shtetit; Tom Donilon, ish Këshilltar i Sigurisë Kombëtare. Midis kandidatëve të pranueshëm ka edhe disa senatorë demokratë nga rrethi magjik i ish-nënkryetarit, si Chris Coons dhe Chris Murphy, ky i fundit shumë afër krahut progresiv. Susan Rice, një ish Këshilltare e Sigurisë Kombëtare e urryer nga republikanët, nuk ka gjasa të kalojë.
Biden sigurisht do të përfshijë disa republikanë të moderuar në qeveri. Emrat e senatorit Mitt Romney, ish guvernatorit John Kasich dhe Chuck Hakel po qarkullojnë, të cilët mund të kthehen në Pentagon si në kohën e Obamës.