• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Referendumet, Manjani kundër Metës: Ligji më anti-demokraci dhe anti-dialog

09:03 : 01/11/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Presidenti Ilir Meta është shprehur shpesh pro ligjit mbi referendumet për çështje të caktuara. Madje, Kreu i Shtetit thotë se asgjë e mirë, e qëndrueshme, afatgjatë, europiane nuk do të ndodhë në Shqipëri pa u miratuar ligji për referendumet.

“Edhe pa u bërë një ndryshim në Kushtetutë që Kushtetuta nuk mund të ndryshohet kurrsesi as nga 140 deputetë të ligjshëm, por çdo ndryshim duhet bërë me referendum. Ne besoj se pas 22 vitesh të kemi arsye t’i besojmë çdo politikani përfshirë edhe presidenti aktual”, tha Meta.

Ai tha se referendumi është mjeti më i sigurt për konsultimin dhe vendimmarrjen e qytetarëve, treguesi i demokracisë së drejtpërdrejtë dhe i gjithëpërfshirjes, i dëgjimit real të zërit të shumicës dhe të vullnetit të tyre të pamanipulueshëm.

Por mbi idenë e shprehur nga Presisdenti, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili ndan një tjetër mendim.

Manjani shprehet se teza e hedhur për konsum publik e vendosur në kontekstin e politikës së kalbur e cikëlmbylkur të ditëve të sotme, kjo tezë ngjan bukur.

Lexo edhe:

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës, arsyeja

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës për shkak të Inteligjencës Artificiale

Por, sipas tij, nëse kjo tezë do bëhej ligj, do ishte ligji më antidemokracie më antidialog politik e social që Shqipëria do kishte.

“Do ishte një ligj tejet populist dhe me pasoja të rënda për Konstitucionalizmin dhe ndërtimin e shtetit jo politik në vend.

Për ta ilustruar këtë gjë më vjen ndërmend përpjekja titanike e Edi Ramës dhe Romana Vllahutinit, të cilët për të shmangur dialogun politik në Parlament, madje dhe vetë Ilir Metën, atëhere Kryetar i Parlamentit, donin të çonin draftin e tmerrshëm kushtetues në referendum. Atë draftin pa kontrollin e Venezzian madje… Një draft që stë linin as ta lexoje, jo më ta komentoje e kritikoje!!! E ka bërë Renieri thoshte zonja…

Ja ky është fiks rezultati i tezës “të miratojmë Kushtetutën me Referendum”!

Këtë gjë nuk pretendon ta bëjë as Zvicra me thënë të drejtën. Në Zvicër e mbarë botën demokratike bëhen referendume për çështje të rëndësisë së veçantë.

Shqipëria ka nevojë të lejojë Referendume për çështje të rëndësishme, padyshim. Fjala vjen shqiptarët duhet të ishin pyetur për cilën skemë të trajtimit të mbetjeve ishin: djegien apo riciklimin”, shprehet Manjani.

Postimi nga Ylli Manjani

Mbi idenë e ndryshimit të Kushtetutës vetëm me referendum.
========
Presidenti i Republikës ka hedhur për konsum publik tezën e ndryshimit të Kushtetutës vetëm me Referendum. Sipas Tij, Parlamenti (edhe ai legjitim), nuk duhet të ketë të drejtë ekskluzive të miratojë një amendament Kushtetues.

E vendosur në kontekstin e politikës së kalbur e cikëlmbylkur të ditëve të sotme, kjo tezë ngjan bukur.

Por nëse kjo tezë do bëhej ligj, do ishte ligji më ANTIDEMOKRACI e më ANTIDIALOG politik e social që Shqipëria do kishte.

Do ishte një ligj tejet POPULIST dhe me pasoja të rënda për Konstitucionalizmin dhe ndërtimin e shtetit jo politik në vend.

Për ta ilustruar këtë gjë më vjen ndërmend përpjekja titanike e Edi Ramës dhe Romana Vllahutinit, të cilët për të shmangur dialogun politik në Parlament, madje dhe vetë Ilir Metën, atëhere Kryetar i Parlamentit, donin të çonin draftin e tmerrshëm kushtetues në referendum. Atë draftin pa kontrollin e Venezzian madje… Një draft që stë linin as ta lexoje, jo më ta komentoje e kritikoje!!! E ka bërë Renieri thoshte zonja…

Ja ky është fiks rezultati i tezës “të miratojmë Kushtetutën me Referendum”!

Këtë gjë nuk pretendon ta bëjë as Zvicra me thënë të drejtën. Në Zvicër e mbarë botën demokratike bëhen referendume për çështje të rëndësisë së veçantë.

Shqipëria ka nevojë të lejojë Referendume për çështje të rëndësishme, padyshim. Fjala vjen shqiptarët duhet të ishin pyetur për cilën skemë të trajtimit të mbetjeve ishin: djegien apo riciklimin.

Pra për çështje të tilla që ndryshojnë në mënyrë të pa rikuperueshme të ardhmen e mjedisin si dhe çështje të tjera.

Por Kushtetuta është një dokument kompleks që më së shumti kërkon dialog, debat, refletim, arsyetim, shkëmbim idesh e pikpamjesh, profesinalizëm ashtu siç kërkon dhe transparencë të plotë me publikun.

Dua të them se vendimmarrja me shumicë të cilësuar (me 2/3 e votave) parlamentare plus kontrollin me referendum, mbetet më e mira për Shqipërinë që ka nevojë të ngrejë shtet e institucione jo politike. Ndoshta me ndonjë përshtatje për lejimin e referendumeve për një çështje të caktuar, por jonpër gjithë Kushtetutën apo pjesë të saj.
Fakti që kushtetuta ka ndryshuar kaq shumë, nuk ka lidhje me mënyrën e miratimit të saj, por me mungesën e dakortësisë politike me opozitën që në çastin e miratimit të saj. PD ishte kundër Kushtetutës së ’98-ës. Llogjikshëm bëri çmos ta ndryshonte për të “legjitimuar” mosdskortësinë e saj.

Vërtetë Kushtetuta e ’98 u miratua me Referendum, por kjo është provë flagrante e arsyetimit që Referendumi nuk qenka magjik. Konsensusi dhe dialogu politik po.
Shqipëria ku jetojmë është një realitet i gjithi partiak. Referendumi nuk do ta ndryshonte këtë realitet, përkundrazi do bënte një konfirmim të raportit politik të partive me votuesit. Siç nëri në fakt në 1998.

Atëhere përse Referendum?! Bëjmë zgjedhje politike dhe rregullojmë përfaqësimin politik në vend.

Në fakt për këtë kemi nevojë, për një sistem zgjedhor që fton popullin në zgjedhje politike më shpesh sesa është mësuar. Një sistem ku qeveria bie, pa qenë e nevojshme të presim “fundin e botës”.

Në këtë mjedis politik shmangia e vendimmarrjes konsensuale dhe e dialogut politik për Referendum, quhet TEATËR POPULIST me pasoja të rënda për vendin.

Referendumi nuk korrekton politikën e papërgjegjshme, e cila e përdor atë për të legjitimuar papërgjegjshmërinë e saj.

Ndaj duhet ndarë mirë politika partike nga sovraniteti i drejtpërdrejtë.

Etiketa: ManjaniMetareferendumet

Lajme të lidhura

BOTA

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës, arsyeja

19:38 : 25/04/2026
BOTA

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës për shkak të Inteligjencës Artificiale

09:37 : 25/04/2026
BOTA

Miliarda euro për inteligjencën artificiale, kompania “Meta” shkurton vendet e punës

17:28 : 24/04/2026
AKTUALITET

Çfarë fshihet pas nismës së Partisë Socialiste për referendumet

08:32 : 27/03/2026
AKTUALITET

Ligji për referendumet/ Balla: Drafti gati! Mund të zhvillohet edhe në një ditë me zgjedhjet

12:59 : 24/03/2026
BOTA

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

15:33 : 24/10/2025
Para

Përplasen dy automjete, humb jetën 60-vjeçari

TË GJITHA

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom