Aktorja e famshme, Scarlett Johansson dhe partneri i saj Colin Jost janë martuar në fshehtësi të plotë. Çifti i ka thënë “PO” njëri-tjetrit në një ceremoni private, javës që kaloi.
Lajmi është bërë publik në Instagram nga “Meals on Wheels America”, ku shkruhet “Të sapomartuar”.
“Jemi të lumtur që po japim lajmin se Scarlett Johansson dhe Colin Jost u martuan gjatë fundjavës në një ceremoni intime me familjen e tyre të ngushtë dhe të dashurit e tyre, duke ndjekur masa e sigurisë COVID-19 të përcaktuar nga institucionet.
Dëshira e tyre e dasmës është të ndihmojnë në realizimin e një ndryshimi për të moshuarit gjatë kësaj kohe të vështirë duke mbështetur @mealsonëheelsamerica. Ju lutemi merreni në konsideratë që të dhuroni para për të gëzuar çiftin e lumtur”, shkruhet në postim.
Dyshja është njohur në nëntor të vitit 2010, ndërsa lidhja e tyre nisi 7 vite më pas. Ata shpallën fejesën në 2019.