• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hiqeshin si bamirës, zbulohet skema e mashtrimit, 47-vjeçarja dhe partneri i saj përfituan mijëra paund nga emigrantët shqiptarë

20:05 : 29/10/2020
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Kryetarja e një organizate bamirësie është arrestuar pasi u kap duke u marrë me kontrabandimin e emigrantëve të paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Një 47-vjeçare, Pranvera Smith, filloi një aktivitet bamirës gjoja për të ndihmuar njerëzit e rrezikuar nga vendi i saj në Shqipëri që të fitojnë azil.

Në vend të kësaj, partneri i saj 44-vjeçari Flamur Daka, përdori bamirësinë e financuar nga Big Lottery si “mburojë” për të ndihmuar kontrabanduesit e njerëzve.

Emigrantëve u kërkohej deri në 10.000 dollarë për t’u sjellë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar. Ata bindeshin që t’i paguanin Smith 1 mijë deri në 4 mijë dollarë për përfitime dhe këshilla për imigracionin, një shërbim që në fakt ofrohet falas.

Smith e ka quajtur veten “La Nonna” dhe formoi grupin kriminal “Gjyshja”, për të trembur burrat dhe gratë që të paguajnë.Ata frikësoheshin dhe detyroheshin që të punonin në fermat me drogë për të siguruar paratë.

Lexo edhe:

U merrte qytetarëve paradhënie për punimet, por nuk i kryente kurrë, arrestohet 42-vjeçari/ EMRI

U hoq si Taulant Balla dhe i mori 100 mijë euro biznesmenit, arrestohet 27-vjeçari

Ndaj Pranvera Smith u dha dënimi me pesë vjet e katër muaj në Birmingham Croën Court pasi ajo pranoi akuzën për shkeljen e ligjit të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa Flamur Daka u dënua me katër vjet për të njëjtën vepër.

Gjithashtu çiftit iu gjetën edhe disa kilogramë drogë gjatë kontrollit fizik dhe në banesë. Hetimi nisi pas një operacioni trafikimi të disa personave nga Smith në Belgjikë.

Detektivët zbuluan se në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, organizata e bamirësisë “Liria për të Qëndruar”, kishte kaluar rreth 130 emigrantë të paligjshëm, duke pëtfituar një shumë prej 130 mijë dollarësh.

Ata zbuluan gjithashtu se Smith zotëronte një restorant që nuk u hap kurrë në Bearëood High Street, për të cilin detektivët besojnë se ajo e rinovoi duke shpenzuar shumë para, duke pastruar kështu paratë.

Pavarësisht se jetonin në një shtëpi të thjeshtë dhe nuk deklaronin të ardhura prej 6 vitesh, detektivët zbuluan se Smith zotëronte shtëpi dhe tokë në Turqi dhe Shqipëri.

Ajo kishte shpenzuar 30,000 paund për rinovimin e restorantit të saj dhe për pronat dhe tokat në Turqi dhe Shqipëri, të cilat tani do të jenë objekt i një hetimi si të ‘ardhura nga krimi’.

Sapo emigrantët mbërrinin në Mbretërinë e Bashkuar, ata u kërkonin lekët. Çifti Smith dhe Daka e quanin veten si njerëz bamirës, por në fakt ishin trafikantë dhe abuzues të njerëzve në nevojë.

“Ata e dinin që emigrantët do të paguanin deri në 10,000 dollarë për trafikantët për të fituar hyrjen e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar  dhe Smith më pas do të ushtronte presion mbi secilin azilkërkues për t’u marrë edhe 1000 paund për shërbimet e tyre ‘bamirëse’”, deklaroi një prej hetuesve.

Pranvera Smith pëlqente që ta quante veten “La Nona”, që në shqip do të thotë “Gjyshja”, për të siguruar viktimat e saj që ajo nuk ishte një person me të cilin mund të ngatërrohesh dhe nëse nuk paguanin, ajo do t’u mbante atyre dokumente të rëndësishme personale.

Smith paraqitej edhe në polici për “klientët e saj”, për t’i përfaqësuar ata, me qëllim që t’i “ndihmonte”.

Reputacioni i saj bëri që të fitonte 10,000 paund financim nga Big Lottery Fund për “bamirësinë” e saj.

“Ajo ishte një zonjë shumë, shumë e sofistikuar, shumë inteligjente, e cila ishte në gjendje të manipulonte shumë agjenci partnere, madje edhe policinë me një njohuri shumë të hollësishme, të brendshme të sistemit të përfitimeve dhe procesit të azilit”, tha njëri prej hetuesve.

Emigrantët shpesh detyroheshin që të bënin edhe punë të paligjshme në mënyrë që t’i paguanin paratë Pranvera Smithit për shërbimet e saj.

Ajo kishte si qëllim që të sillte 20 deri në 30 veta në muaj në Mbretërinë e Bashkuar.

Puna e saj nuk ishte vetëm kontrabandimi i njerëzve, gjatë një operacioni vëzhgimi, oficerët e panë atë duke blerë një fustan martese për një martesë të falsifikuar, me qëllim përfitimin e dokumenteve të leje qëndrimit.

Etiketa: mashtrimshqiptarja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U merrte qytetarëve paradhënie për punimet, por nuk i kryente kurrë, arrestohet 42-vjeçari/ EMRI

12:55 : 25/07/2025
AKTUALITET

U hoq si Taulant Balla dhe i mori 100 mijë euro biznesmenit, arrestohet 27-vjeçari

12:35 : 25/07/2025
AKTUALITET

Mos klikoni linkun! Klientët e Raiffeisen Bank “viktimë” e mashtrimit kibernetik

20:24 : 23/07/2025
AKTUALITET

SKEMA/ Si ‘Bankers’ zhvati shtetin, kinezët krijonin kompani fiktive për të marrë miliona. Zbulohen transaksionet

10:03 : 23/07/2025
AKTUALITET

I dënuar për mashtrim, arrestohet në Morinë 35-vjeçari turk

15:04 : 21/07/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga Spanja, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

12:35 : 14/07/2025
Para

Fotoja e infermieres italiane bëhet virale, ja arsyeja

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com