• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paralajmërimi i fortë/ Erion Dasho thirrje urgjente mjekëve: Nëntori do të jetë muaj ferri

10:33 : 29/10/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, SHENDETI

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, i është drejtuar me një apel të fortë mjekëve dhe infermierëve që të mos heshtin, ndërsa paralajmëron se nëntori do të jetë muaji i ferrit për qytetarët nga pandeminë Covid-19.

“Deri tani nuk ka qënë faji ynë! Nga ky moment, kur nëntori pritet të jetë një muaj ferri për pacientët, familjarët, miqtë e të afërmit tanë, heshtja është bashkëfajësi!

Mendoj se ka ardhur koha që mjekët dhe infermierët e Shqipërisë të mos ulin kokën, por t’i kërkojnë të paaftëve që na drejtojnë ose të marrin masa urgjente, reale dhe jo 3D, ose të largohen dhe t’i lënë vendin atyre që dinë dhe duan të drejtojnë.

Përndryshe nga këto momente e tutje jemi të gjithë bashkëfajtorë!”, shkruan Dasho në mesazhin drejtuar bluzave të bardha.

Sipas tij, që nga fillimi i kësaj vale të dytë, nuk ka mjek në Shqipëri që të mos kujdeset për një spital “virtual”.

Lexo edhe:

“Kujdes me ushqimet krudo”- Mjeku tregon arsyet që shkaktojnë gastroenterit

Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

“Pacientë që trajtohen në shtëpi, që ankohen se nuk vijnë t’u bëjnë testin, se medikamentet janë shumë të shtrenjta, se skanerin e bënë në privat për 200 EURO, se infermieri që bën injeksionin kërkon 50 EURO për vizitë, etj.

Apo edhe më keq, se prindit i ka rënë saturimi në 60 apo 70 po ka frikë të shkojë në spital, apo se familjari është në prag të humbjes së jetës”, shkruan Dasho.

Nga Erion Dasho

Të nderuar kolegë, koha për të folur! Që nga fillimi i epidemisë së COVID, shumë mjekë u sëmurën, një pjesë e madhe u shtruan në spitale, një pjesë humbi edhe jetën. Disa kolegë shpëtuan vetëm sepse u trajtuan jashtë vendit. Nuk ishte faji ynë! Ishte faji i një administrate që i la pa maska, pa viziera, pa doreza, madje edhe në kulmin e pandemisë!

Që nga fillimi i epidemisë, shumë kolegë i kanë transmetuar virusin pacientëve të tyre. Midis pacientëve, ku pothuajse kushdo është i moshuar ose i prekur nga sëmundje kronike, një numër i madh humbi jetën. Nuk ishte faji ynë! Ishte faji i një shteti që në vend që t’i mësonte, i terrorizoi dhe u tall me qytetarin.

Që nga fillimi i epmidemisë, shumë prej nesh dhanë mjekime të gabuara. Nuk ishte faji ynë! Ishte gjithë komuniteti ndërkombëtar që nuk dinte dhe akoma nuk di gjithçka rreth COVID!

Qe nga fillimi i kësaj vale të dytë, mjekët e familjes dhe ata specialistë vazhdojnë të japin receta bombastike me antibiotikë, antikoagulantë dhe kortizonikë.

Nuk është faji ynë! (Këtu duhen përjashtuar sharlatanët e paktë që marrin përqindje nga recetat e farmacistëve dhe që për fat të keq nuk kanë munguar). Është faji i një ministrie dhe një komiteti që ende edhe sot nuk kanë një protokoll standard për trajtimin e pacientëve. Dje në forumin e 5,000 mjekëve kishte mjekë familje që u kërkonin kolegëve një protokoll të publikuar para disa ditësh në datën 10 tetor! Fiks 7 muaj pas fillimit të epidemisë në Shqipëri.

Që nga fillimi i kësaj vale të dytë, nuk ka mjek në Shqipëri që të mos kujdeset për një spital “virtual”. Pacientë që trajtohen në shtëpi, që ankohen se nuk vijnë t’u bëjnë testin, se medikamentet janë shumë të shtrenjta, se skanerin e bënë në privat për 200 EURO, se infermieri që bën injeksionin kërkon 50 EURO për vizitë, etj. Apo edhe më keq, se prindit i ka rënë saturimi në 60 apo 70 po ka frikë të shkojë në spital, apo se familjari është në prag të humbjes së jetës.

Nuk është faji ynë! Është faji i një shteti që e ka lënë qytetarin e vet në mëshirën e virusit dhe vetë mburret me spitale dhe qendra 3D, të shitura tek oligarkët dhe konçesionarët, të cilët veç barit e bojës, nuk kanë patur asnjë përmirësim gjatë shtatë viteve që u punua “për shëndetësinë falas”. Përkundrazi, mjekët dhe infermierët që janë “motori” i sistemit e kanë braktisur Shqipërinë në këto vite me ritmet më të larta.

POR AMA TË NDERUAR KOLEGË, GJITHÇKA E KA NJË KUFI!

Deri tani nuk ka qënë faji ynë! Nga ky moment, kur nëntori pritet të jetë një muaj ferri për pacientët, familjarët, miqtë e të afërmit tanë, heshtja është bashkëfajësi!

Mendoj se ka ardhur koha që mjekët dhe infermierët e Shqipërisë të mos ulin kokën, por t’i kërkojnë të paaftëve që na drejtojnë ose të marrin masa urgjente, reale dhe jo 3D, ose të largohen dhe t’i lënë vendin atyre që dinë dhe duan të drejtojnë.

Përndryshe nga këto momente e tutje jemi të gjithë bashkëfajtorë!

Etiketa: apelidashomjeke

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kujdes me ushqimet krudo”- Mjeku tregon arsyet që shkaktojnë gastroenterit

10:22 : 01/10/2025
AKTUALITET

Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

17:58 : 30/09/2025
AKTUALITET

I ulen 5 vite, Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

14:28 : 30/09/2025
AKTUALITET

Gazetari: Mjekët e QSUT dërgojnë pacientët me tumor në privat për kryerjen e biopsisë

22:54 : 26/09/2025
AKTUALITET

U kapën me 21 kg kokainë, Apeli i Selanikut dënon me burgim të përjetshëm 3 shqiptarët

16:30 : 23/09/2025
AKTUALITET

Varianti i Covid po përhapet në të gjithë Shqipërinë, mjekët: Po mbipopullon urgjencat

11:20 : 23/09/2025
Para

U kapën me 21 kg kanabis, arrestohen dy persona! Detajet

TË GJITHA

Këlliçi: Zgjedhjet në Tiranë farsë, nuk ka më asnjë garanci juridike në këtë proces

18:51 : 02/10/2025

Nard Ndoka: Rama në hall me SHBA-të, ja kanë thënë me zarf që je i padëshirueshëm

18:49 : 02/10/2025

FOTO/ Loredana shikon filxhanin e kafesë në ChatGPT, merr përgjigjen e papritur

18:37 : 02/10/2025
Erion Veliaj i shoqëruar nga oficeri i BKH

Kërkoi lirinë në këmbim të garancisë pasurore, zbulohen arsyet që përdori Veliaj në Gjykatën e Lartë

18:26 : 02/10/2025

Analiza e REL/ A janë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, rruga e vetme për daljen nga kriza?

18:23 : 02/10/2025

Vijojnë reshjet e dëborës në zonat malore, trashësia arrin në 20 centimetra

18:16 : 02/10/2025

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

18:08 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com