• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aksidenti i “Znj. Eni” në 2019 zbulon skandalin në Policinë e Fierit, të drejtuar nga Albert Nushi

15:00 : 28/10/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Një aksident automobilistik i ndodhur në vitin 2019 në Tropojë, në të cilin është përfshirë “znj. Eni” Çobani (Shehu) dhe mikesha e saj, politikania e njohur nga Kosova, Edita Tahiri, ka zbuluar një skandal që përfshin Policinë e Fierit, në atë kohë e drejtuar nga Albert Nushi.

Në 5 Shkurt 2019, mjeti i drejtuar nga juristja e njohur mediatikisht Çobani, në bordin e së cilës gjendej edhe ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Tahiri, pëson aksident në aksin rrugor “Bujan-Bajram Curri”.

Shërbimet policore shkojnë në vendngjarje dhe transportojnë dy të dëmtuarat për në spitalin e Tropojës.

Pas trajtimit mjekësor, policia gjyqësore urdhëron marrjen e mostrës së gjakut të juristes Çobani, për të testuar nëse ajo ka qenë nën efektin e alkolit.

Lexo edhe:

Aksidenti në Bulqizë/ Policia: Shoferi që u gjet në mjeti ishte shpallur i zhdukur, dërgohet tek Trauma

VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit tragjik me Jet Ski tek Shkëmbi i Kavajës

Analiza mjekësore provoi se ajo nuk kishte konsumuar alkol. Megjithatë, pas veprimeve që kreu Prokuroria e Tropojës në vijim të aksidentit, konstatoi se zonjës Çobani i ishte pezulluar leja e drejtimit (patenta) rreth 3 muaj para këtij aksidenti, nga Policia e Fierit, në Nëntor 2018.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka konfirmuar se shtetases Eni Shehu (Çobani), me vendimin nr. 4561 datë 26.11.2018, i është anulluar leja e drejtimit”, thuhet në dosjen gjyqësore.

Ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) konfirmoi se “shtetasja Eni Shehu me vendimin e komisionit date 21.03.2019 e ka rimarre lejen e drejtimit pasi i eshte nenshtruar testit perkates per paisjen me leje kombetare per drejtim automjeti”.

Në bazë të këtyre dokumentave zyrtarë, Prokurori i çështjes, Artur Ismailukaj, konfirmoi se juristja Çobani, në momentin e aksidentit, pra në 5 Shkurt 2019, udhëtonte pa patentë (me leje drejtimi të pezulluar nga Policia e Shtetit.

Për këtë arsye, ai e merr të pandehur juristen Eni Shehu (Çobani) për akuzën e “Drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt” dhe dosjen e dërgon për gjykim pranë Gjykatës së Tropojës

Por, gjatë procesit gjyqësor, zbulohet një rrethanë, e cila vendos në dyshim veprimtarinë e Policisë së Fierit.

Skandali?

Gjatë procesit gjyqësor, avokati mbrojtës i të pandehurës pretendoi se klientja e tij e kishte patentën në momentin e aksidentit dhe se akuza e ngritur nga Prokuroria nuk qëndronte.

Avokati mbështeste qëndrimin e tij edhe në deklarimet e një punonjësi të Policisë së Tropojës, i cili ishte ndër të parët të mbërritur në vendngjarje.

Sipas policit F.Gj., “pasi ka shkuar në spital, më kanë njoftuar se ajo (Eni Çobani) ka humbur portofolin. Kemi kërkuar në vendngjarje dhe e kemi gjetur portofolin, i cili kishte rënë në ujë. E kemi dorëzuar tek znj. Eni Shehu në spital, e cila, pasi e mori, e hapi dhe brenda tij kam konstatuar se e kishte edhe lejen e drejtimit, e cila ishte në një vend të dukshëm..”.

Kjo ishte pikëpyetja e parë e ngritur në gjykatë. Më tej, Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, me një shkresë zyrtare, konfirmoi gjatë gjykimit se “nga korrespondenca me Drejtorine Vendore te Policise Fier nuk rezulton qe leja e drejtimit të jetë protokolluar në këtë institucion”.

Pra, siç konstaton gjykata, “vetë organi shtetëror, i cili në bazë të ligjit administron të gjitha lejet e drejtimit të automjeteve të anuluara, bën me dije se nuk e ka disponuar lejen e drejtimit që i përket të pandehurës, pasi ajo nuk rezulton e protokolluar pranë këtij institucioni”.

Ky fakt i krijoi bindjen gjykatës se e pandehura Eni Shehu (Çobani) e ka disponuar lejen e drejtimit në momentin e aksidentit, përderisa patenta nuk ndodhej e administruar pranë organit kompetent shtetëror.

Në këto kushte, gjykata e Tropojës shpalli të pafajshme Eni Çobanin. Por, ndërkohë që Prokuroria këmbëngul mbi fajësinë e juristes dhe ka bërë ankim pranë Gjykatës së Apelit Shkodrës, mbeten hije dyshimi mbi veprimtarinë e Policisë së Fierit.

Në mënyrë të përmbledhur, rezulton se Policia e Fierit, në nëntor 2018, kohë kur drejtohej nga Albert Nushi, i ka pezulluar patentën Eni Çobanit për një periudhë 6-mujore.

Në Shkurt 2019, ndërkohë që Eni Çobani, si rregull, duhet të ishte pa patentë, ajo përfshihet në një aksident, fatmirësisht pa pasoja dhe ndërkohë kishte patentën me vete, dokument i cili duhej të ishte në drejtorinë e Policisë së Fierit, për shkak të pezullimit.

Fakti që juristja Çobani ka qenë me patentë të pezulluar për 6 muaj, konfirmohet nga fakti se ajo, në Prill 2019, ka kryer testimin e detyruar dhe ka rimarrë lejen e drejtimit, e cila, si rregull duhet të ishte në Policinë e Fierit.

Por, Policia e Fierit, sipas DPSHTRR-së, nuk e kishte lejen e Eni Çobanit në dosjen e saj të pezullimit. Pasi, patenta, me sa duket, asaj nuk i është marrë kurrë nga policia e Albert Nushit. Thjesht, janë bërë vetëm letrat.

Etiketa: aksidentialbert nushiEni Çobani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidenti në Bulqizë/ Policia: Shoferi që u gjet në mjeti ishte shpallur i zhdukur, dërgohet tek Trauma

19:45 : 06/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit tragjik me Jet Ski tek Shkëmbi i Kavajës

20:54 : 02/06/2025
AKTUALITET

“Bëre gabim që më solle këtu!” Rexhepit s’i del inati me vëllain

20:41 : 25/05/2025
AKTUALITET

Aksidenti tragjik në Peshkopi, ndërron jetë në Spitalin e Traumës efektivi Veli Gjura

13:36 : 11/05/2025
AKTUALITET

VIDEO e aksidentit të frikshëm në Peshkopi, makina me shpejtësi “skëterrë” merr para policin

20:18 : 05/05/2025
AKTUALITET

Aksidenti me motor në Lushnjë, ndërron jetë 77-vjeçari

08:13 : 24/04/2025
Para

NASA zbulon ujë në Hënë

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com