Ndonëse ka dhjetë ditë që në Shqipëri po aplikohet edhe maska e detyrueshme që jashtë shtëpisë, efektet e saj duken inekzistente, pasi shifrat e të infektuarve me Covid-19 mbeten ende përditshmërisht të larta.
Në 24 orët e fundit rezultojnë edhe 299 shqiptarë të infektuar me koronavirus. Ata u zbuluan nga testimi me 1315 tamponë gjatë 24 orëve të së shtunës 00 deri 24.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe 4 persona të tjerë. Ata janë një 64 vjeçar nga Elbasani, një 65 vjeçar nga Tropoja, një 77 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Gramshi
Dy ditët e kaluara ishin po ashtu çdo ditë katër të vdekur.
Aktualisht ka shkuar në 271 numri i të shtruarve në dy spitalet Covid ku kapaciteti është 325 shtretër.
Shqetësim sot përbën fakti se si asnjëherë më parë janë 9 persona të intubuar me frymëmarrje artificiale.
“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Raporti i plotë në vijim:
Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1315 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 299 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar në 10654 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 184 raste në Tiranë, 23 raste në Korçë, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Kuçovë, 8 raste në Durrës, 7 raste në Elbasan, 6 raste në Pogradec dhe Përmet, 5 raste në Librazhd, 4 raste në Shkodër dhe Lezhë, 3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Kurbin, Prrenjas, 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamëz, Mat, Fushë-Arrëz, Cërrik.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 65 vjeçar nga Tropoja, një 77 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Gramshi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve: Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.
COVID-19 – Statistika (25 Tetor 2020) Raste të reja ditore 299 Të shëruar ne 24 orë 106 Të shtruar në spitale 271 Humbje jete në 24 orë 4 Testime ditore 1315
Testime totale 117025 Raste pozitive 19157 Raste të shëruara 10654 Raste Aktive 8026 Humbje jete 477
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 4113 Durrës 757 Fier 510 Shkodër 497 Korçë 488 Lezhë 383 Elbasan 348 Vlorë 319 Berat 229 Kukës 183 Gjirokastër 102 Dibër 97