• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

El Clasico po afron: Ja statistikat mes Barcelonës dhe Real Madrid në 10 vitet e fundit

18:04 : 23/10/2020
në SPORT

Duke filluar nga ora 16:00 e së shtunës, Real Madrid dhe Barcelona do të luajnë Klasiken e tyre të 38-të që nga viti 2010. Dy klubet më të fuqishme të LaLiga, do përballen përsëri, dhe në Camp Nou do të jetë një ndeshje e një rëndësie të madhe për të dy ekipet.

Takimi i parë nga 38 në total gjatë kësaj periudhe erdhi më 10 prill 2010. 21 prej tyre kanë qenë ndeshje të vlefshme për La Ligën, tetë në Copa de Rey, dy në Ligën e Kampionëve dhe gjashtë në Superkupën e Spanjës.

Ka pasur ndeshje historike, duke filluar nga ‘Manita’ në Camp Nou, deri në finalen e Copa del Rey, në të cilën Cristiano Ronaldo shënoi një goditje mahnitëse me kokë. Një javë pas asaj finale, Lionel Messi shënoi dy herë në “Santiago Bernabeu” duke i dhënë fitoren skuadrës së tij në Ligën e Kampioneve.

Në mënyrë të ngjashme, Cristiano heshti “Camp Nou”, duke bërë që turma prej më shumë se 95 mijë personash në stadium të binte në qetësi të plotë. Ajo fitore i drejtoi “Los Blancos” drejt titullit në vitin 2012.

Në 10 vitet e fundit, skuadrat kanë ndërruar nga shtatë trajnerë. Në krye të Real Madrid janë ulur Manuel Pellegrini, Jose Mourinho, Carlo Ancelotti, Rafael Benitez, Zinedine Zidane, Julen Lopetegui dhe Santiago Solari. Nga ana tjetër për Barcelonën që nga vitit 2010 e deri më sot, trajnerët që kanë stërvitur skuadrën janë,  Pep Guardiola, Tito Vilanova, Jordi Roura, Tata Martino, Luis Enrique, Ernesto Valverde dhe Quique Setien.

Lexo edhe:

Kylian Mbappe do të mbajë numrin “10” te Real Madrid

Zyrtare, Manchester United huazon Rashford te Barcelona

Barcelona mund të mburret me rekordin më të mirë që nga viti 2010 . Ata kanë fituar 16 herë krahasuar me 11 të Real Madrid, ndërsa 10 nga ndeshjet kanë përfunduar në barazim. Katalanasit shijuan një gjeneratë të artë të përbërë nga Messi, Xavi Hernandez, Andres Iniesta, Neymar, Suarez dhe Carles Puyol, ndonëse Madridi kishte emrat e tyre të mëdhenj si Cristiano, Sergio Ramos, Iker Casillas, Luka Modric dhe Karim Benzema.

Barcelona kryeson edhe në golat e shënuar. Në këto ndeshje në total janë shënuar 118 gola teksa 67 janë shënuar nga katalanasit, ndërsa “Los Blancos” kanë shënuar 51 herë. Messi kryeson renditjen me 19 gola, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo me 18 dhe Luis Suarez me 11.

Etiketa: Barcelonael classicoReal Madrid

Lajme të lidhura

SPORT

Kylian Mbappe do të mbajë numrin “10” te Real Madrid

22:14 : 23/07/2025
SPORT

Zyrtare, Manchester United huazon Rashford te Barcelona

19:21 : 23/07/2025
SPORT

E kryer/ Sulmuesi largohet nga Barcelona dhe ka gati firmën me Bragën

19:12 : 23/07/2025
SPORT

Real Madrid shet qendërmbrojtësin te Como, detajet e marrëveshjes

18:43 : 21/07/2025
SPORT

Rashford te Barcelona, Pogba: I lumtur për të, Man.United po humb një lojtar të madh

16:50 : 21/07/2025
SPORT

Fenomeni Yamal, në 48 orë shiten 700 mijë fanella, Barça fiton 10 milionë euro

10:56 : 20/07/2025
Para

Gara për BKH/ 300 kandidatë ngelin në testin fizik, kush janë të kualifikuarit (Emrat)

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Enjte 24 Korrik 2025

22:58 : 23/07/2025

Moska refuzon takimin Zelensky-Putin, përfundojnë pa përparim bisedimet në Stamboll

22:58 : 23/07/2025

Ngjarjet kriminale, forcat e RENEA dhe Operacionalja zhvillojnë kontrolle në Sarandë

22:50 : 23/07/2025

Ultrasit e Partizanit nuk mbajnë më, akuza drejtuesve: Klubi po përdoret për interesa personale

22:47 : 23/07/2025

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një grua, katër të plagosur

22:40 : 23/07/2025

Macron padit influenceren amerikane për pretendimet se gruaja e tij është burrë

22:33 : 23/07/2025

Katër shenjat më me fat të horoskopit për muajin gusht

22:32 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com