• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndryshimet zgjedhore/ Yuri Kim: Zhgënjyese

21:41 : 22/10/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim e ka cilësuar zhgënjyes faktin që ndryshimet zgjedhore u miratuan në kuvend pa konsesnus mes palëve. Megjithatë gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, ajo tha se marrëveshja e 5 qershorit nuk u shkel.

Blendi Fevziu: Ambasadore Kim, mire se erdhët në studion e Opinion. Shpresoj do të jeni e hapur për këtë diskutim sot?

Ambasadorja Kim: Faleminderit shumë për ftesën.

Blendi Fevziu: Dua t’ju pyes drejtpërdrejt. Ditët e fundit, parlamenti miratoi disa ndryshime në ligjin zgjedhor, kodin zgjedhor, por ndryshimet nuk u bënë me kompromis, me konsensusin që patëm në 5 qershor. Më pas, pamë deklarata nga Ambasada e SHBA dhe Bashkimi Europian. Të dyja palët thonë se mbështetja e Ambasadës së SHBA ishte për ta. Opozita tha “mbështetje për ne” dhe qeveria tha “mbështetje për ne.” Kush e ka gabim dhe kush ka të drejtë në këtë rast?

Ambasadorja Kim: Mendoj se deklarata që nxori Ambasada e SHBA ishte shumë e qartë, pra që metoda me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit ishte një mënyrë e mirë dhe që duhet të ishte përdorur si model për marrëveshjet në të ardhmen. Në të njëjtën kohë, ne nuk mund të mohojmë kompetencën e parlamentit për të miratuar legjislacion. Lidhur me pyetjen nëse 5 qershori u shkel apo jo, njerëz të ndryshëm kanë opinione të ndryshme. Nëse më pyet mua…

Lexo edhe:

Noka ironizon Yuri Kim: Na quajti ‘barngrënës’, vetë përfundoi si ‘dele e zezë’

Yuri Kim u shkarkua nga puna, Genc Pollo: E hoqën qelbësirën…

Blendi Fevziu: Po, dua mendimin tuaj …

Ambasadorja Kim: Edhe opinioni im është shumë i qartë për këtë. Ajo që ndodhi përtej 5 qershorit shkon përtej 5 qershorit, por nuk e shoh si shkelje të 5 qershorit.

Blendi Fevziu: Por në fakt, në 30 vitet e fundit, ose 28 a 29, gjithmonë kemi pasur kompromis, një konsensus le të themi, për kodin zgjedhor. Është hera e parë pas 30 vjetësh kur kemi një ndryshim të kodit, sigurisht që në parlament, që nuk është produkt i konsensusit. A është ky një problem për Shqipërinë apo për komunitetin ndërkombëtar?

Ambasadorja Kim: Mendoj se është shumë zhgënjyese që pjesa e dytë e reformës zgjedhore nuk u arrit në të njëjtën mënyrë, sepse pjesa e parë, 5 qershori u bë mirë. Dhe duhet të ishte përsëritur. Mendoj se është diçka e pafat që opozita kryesore nuk ishte e pranishme në parlament dhe mendoj se kjo nënvizon përgjegjësinë e cilitdo për të mbetur i angazhuar.

Etiketa: Yuri Kim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Noka ironizon Yuri Kim: Na quajti ‘barngrënës’, vetë përfundoi si ‘dele e zezë’

14:54 : 13/07/2025
AKTUALITET

Yuri Kim u shkarkua nga puna, Genc Pollo: E hoqën qelbësirën…

20:04 : 12/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ U hoq nga puna, Yuri Kim proteston para DASH

17:15 : 12/07/2025
AKTUALITET

Lobimi 6 mln dollarë i PD/ Bushati: Kishim një ruspie si Yuri Kim

22:08 : 01/05/2025
AKTUALITET

Kryemadhi para SPAK: Rrëmbimi dhe burgosja e Ilir Metës u bë me urdhër të Yuri Kim

12:51 : 15/04/2025
AKTUALITET

DASH publikon njoftimin: Ja detyra e re që merr Yuri Kim

20:19 : 20/03/2025
Para

“Një sistem vrasës po krijohet para syve tanë"

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 31/07/2025

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

23:00 : 31/07/2025

Iluzioni i forcës totale, a është Izraeli në udhë pa kthim?

22:51 : 31/07/2025

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025

Me dekret presidencial, Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

22:28 : 31/07/2025

Etrit Berisha eliminon Anderlecht-in, pret penalltinë vendimtare dhe shënon atë të fitores

22:25 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com