Virologët botërorë përplasen me njëri-tjetrin lidhur me teorinë e imunitetit të tufës për koronavirusin e ri.
Shoqëria gjermane e virologjisë ka publikuar një dokument që hedh poshtë pretendimin e disa shkencëtarëve britanikë e amerikanë, që imuniteti mund të arrihet nëse kategoria më e rrezikuar do të izolohej dhe pjesa tjetër të zhvillonte një jetë normale.
Sipas virologëve gjermanë, një gjë e tillë rrezikon të shtojë ndjeshëm numrin e viktimave të Covid-19. Ata shtojnë se në kategorinë e personave më të rrezikuar nga pandemia nuk bëjnë pjesë vetëm të moshuarit, por edhe personat me sëmundje shoqëruese dhe probleme të tjera.
Gjithashtu, theksojnë faktin se nuk është akoma e qartë sa zgjat imuniteti pas rënies në kontakt me virusin, prandaj një teori e tillë është shumë e rrezikshme nga pikëpamja mjekësore, sociale dhe ekonomike.