• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mafia e plehrave kërcënon dy zyrtarët e PD”, çfarë ndodhi sot në inceneratorin e Sharrës/ Denoncimi+VIDEO

15:04 : 18/10/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar sot agresionin mafioz ndaj dy përfaqësuesve të saj, Belind Këlliçi dhe Ina Zhupa, në landfillin e Sharrës.

Dy përfaqësuesit demokratë kishin shkuar për të denoncuar aferën në këtë landfill, por u agresuan në një territor publik, pra jo në një zonë private të rrethuar.

Partia Demokratike ka kërkuar nga SPAK që të reagojë ndaj fakteve dhe denoncimeve publike lidhur me inceneratorët.

“SPAK nuk duhet të heshtë për të zbuluar këtë lidhje në madhe mafioze që prek kupolën më të lartë të shtetit dhe të pushtetit në Shqipëri.

SPAK duhet të hetojë pa vonesë lidhjet me mafian italiane dhe kush janë pronarët e vërtetë që marrin taksat e shqiptarëve”, thuhet në reagimin e PD.

Lexo edhe:

“Ristani”/ Këlliçi: Etika e gazetarit, shembull i profesionalizmit! Bashkia e Tiranës është kthyer në grup kriminal

Këlliçi: Nuk ka më PS, ka një parti shtet ku 185 mijë punonjës, punojnë për ditën e zgjedhjeve

Belind Këlliçi, kryetar i FRPD, duke denoncuar ngjarjen e sotme, që e konsideroi skandaloze dhe kriminale, u shpreh se shkuam në “Landfillin e Sharrës”, për të denoncuar me fakte dhe shifra aferën korruptive dhjetëra milionëshe euro e cila rëndon gjithnjë e më shumë xhepat e taksapaguesve të kryeqytetit dhe taksapaguesve shqiptarë.

“Ne orët e para të mëngjesit kemi shkuar në rreth rrotullimin e inceneratorit të Tiranës, në “Landfillin e Sharrës”, në një territor ku është ambient publik, jo zonë private e rrethuar.

Ne momentin e parë që kemi mbërritur jemi rrethuar nga dhjetëra punonjës të kompanisë private. Në një skene tipike mafioze e drejtuar dhe dirigjuar nga drejtuesit e mafies së plehrave Edi Rama dhe Erion Veliaj në mënyrë të paturpshme ata kanë përdorur sot punonjësit e kompanisë private për të na agresuar, intimiduar dhe për të na ndaluar në kryerjen e misionit tonë si opozitë për të denoncuar aferat korruptive”, tha Belind Këlliçi.

Në vijim, ai theksoi se pasi jemi larguar për pak çaste për të kuptuar më së shumti se çfarë po ndodhte jemi ndjekur me makina private me targat AA024RR, tip Skoda dhe AA 674KY, tip Mitsubishi, të drejtuara nga punonjësit e kompanisë, të mbushura me punonjës të kompanisë për të na shoqëruar jashtë dhe për të na përzënë nga ambienti që rrethonte “Landfillin e Sharrës”.

“Kemi shkuar sot për të denoncuar në një ambient, në një territor ku është vend krimi. Nuk ka asnjë shqiptar sot se 4 vite më parë kjo skenë krimi, i riu 17 vjeçar Ardit Gjoklaj ka humbur jetën.

Jemi penguar me forcë, verbalisht jemi agresuar nga punonjësit për të thënë disa të vërteta shumë të mëdha.

Nëse gjithçka është transparente, nëse nuk kemi të bëjmë përpara me një nga aferat me të rënda korruptive të këtyre 7 viteve atëherë lind pyetja:

Nga se fshihet Edi Rama?

Nga çfarë ka frikë Erion Veliaj?”, tha Këlliçi.

Sipas tij, nëse anëtarët e mafies së plehrave dhe drejtuesit e saj, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj apo shokët e tyre të Ndraghet-es apo bandës së Lushnjës mendojnë se na kanë intimiduar dhe ndaluar në detyrën tonë, po ua themi sot se e kanë shumë gabim.

“Ne do të vijojmë çdo ditë në bërjen transparente të fakteve dhe shifrave sesi kjo aferë prej dhjetëra milionë eurosh çdo vit rëndon çdo ditë e më shumë xhepat e taksapaguesve të kryeqytetit”, tha kreu i FRPD.

Në vijim të reagimit, PD i drejtohet publikisht autoriteteve për të treguar se kush janë pronarët e vërtetë të inceneratorëve.

“Kush janë pronarët që fshihen pas kontove në parajsat fiskale.

Për cilët pronarë Edi Rama në vitin 2017 shkeli Ligjin e Prokurimeve Publike, nuk bëri njoftim 50 ditor në mediat ndërkombëtare, nuk bëri garë ndërkombëtare.

Nga një shërbim publik që paguhej 12 mijë lek të vjetra metri kub, në një monopol privat ku do të duhet të paguhen mbetjet e qytetit me 29 euro pa TVSH, ose 36 euro me TVSH.

Pikërisht në shërbim të kësaj afere Erjon Veliaj ka rritur taksat e pastrimit që paguajnë qytetarët e Tiranës, ku çdo qytetar i Tiranës sot paguan 75 mijë lek më shumë taksë pastrimi”, thuhet në reagim.

Në vijim theksohet se inceneratori i Tiranës nuk punon dhe kjo shihet me sy të lirë, pasi sapo i afrohesh Landifillit, shikon malin me plehra.

“Ky është një Landifill dhe inceneratori që nuk funksionon, funksionon vetëm në një pjesë të tij, në pjesën për të marrë taksat e qytetarëve të Tiranës, në pjesën për të pasuruar pronarët që nuk dihet se kush janë.

Kompania që duhej të bënte riciklimin e mbetjeve eko-Tirana me bashkëpronare 51% Erjon Veliaj dhe Bashkia Tiranë, nuk e bën këtë proces. Pra, mbetjet atje shkojnë të pa ricikluara.

Eko – Tirana, ortaku i saj italian 49% sot hetohet nga Anti Mafia italiane, hetohet nga Prokuroria italiane për lidhjet mafioze me Ndraghet-ën, por në Shqipëri kjo aferë nuk hetohet edhe sot e kësaj dite pas denoncimeve të shumta dhe të herëpashershme të Partisë Demokratike.

Kanë arritur deri në atë pikë sa kompanive private që depozitojnë mbetjet në “Landfillin e Sharrës” u marrin 60 euro për ton duke i klasifikuar këto si mbetje industriale, ndërkohë që kjo është një vepër penale pasi Shqipëria nuk ka leje për të pasur një Landill për mbetje industriale”, thuhet në reagim.

Etiketa: kellicikercenimemafia e plehrave

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ristani”/ Këlliçi: Etika e gazetarit, shembull i profesionalizmit! Bashkia e Tiranës është kthyer në grup kriminal

14:51 : 07/06/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Nuk ka më PS, ka një parti shtet ku 185 mijë punonjës, punojnë për ditën e zgjedhjeve

21:40 : 27/05/2025
AKTUALITET

Këlliçi: SPAK ka vepruar pas zgjedhjeve, me regji të Edi Ramës!

21:17 : 22/05/2025
AKTUALITET

Këlliçi: SHBA e DASH s’kanë reaguar për mandatin e 4-t të Ramës! Do dokumentojmë masakrën elektorale

09:58 : 19/05/2025
AKTUALITET

Dalin SMS-të/ Plas mes kandidatëve të PS në listën e hapur, Rama detyrohet të ndërhyjë me kërcënime

08:21 : 16/05/2025
AKTUALITET

“Do bëjmë kallëzim në SPAK”/ Dhunimi i sekretarit të KZAZ në Kashar, Këlliçi: Krim zgjedhor

15:39 : 15/05/2025
Para

Debati në rrjet, Dasho përplaset me Bratajn: E paske bërë testin e inteligjencës Skënder

TË GJITHA

Mbi 20 kryetarë të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

11:20 : 08/06/2025

Krizë te Italia, Spalletti mendon dorëheqjen! Claudio Ranieri në garë për stolin e të ‘kaltërve’

11:13 : 08/06/2025

Nën masa të forta sigurie, ekipi serb largohet nga Tirana drejt Beogradit

10:59 : 08/06/2025

I ngordhin 7 dele pasi i zu korrenti, bariu nuk merr shpërblimin e dëmit të përcaktuar nga akt-ekspertimi

10:55 : 08/06/2025

I kishte mbaruar afati i vizës, ndalohet në SHBA ylli i TikTok Khaby Lame

10:50 : 08/06/2025

Trump angazhon Gardën Kombëtare pas protestave kundër dëbimeve të emigrantëve të paligjshëm

10:42 : 08/06/2025

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com