• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Meta: Topana u ndez tym e flakë. Betejat heroike, dëshmi e atdhedashurisë

10:36 : 18/10/2020
në POLITIKE

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka nderuar luftën herotike të atdhedashsëve në lagjen Topana në Vlorë. ”Topana një nga lagjet më antifashiste të Vlorës, u ndez tym e flakë dhe mbajti frymën për orë të tëra nga krismat e gjëmimet e një prej betejave më heroike të Luftës Antifashiste”,- shkruan kreu i shtetit.

Presidenti thotë se rinjtë Hajredin Bylyshi, Mumin Selami, Barjam Tushi dhe Hiqmet Buzi ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë, ”duke shkruar me gjakun e tyre një nga faqet më të ndritura të Epopesë së Lavdishme të LANÇ-it, dhe kaluar në përjetësi me trimërinë e patriotizmin deri në vetëmohim, si burim i përjetshëm frymëzimi për të gjithë gjeneratat e reja në betejat për liri”, thekson më tej Meta.

Më tej Presidenti shkruan se heroizmi i tyre shtoi urrejtjen për pushtuesit dhe frymëzoi dhjetëra mijëra të rinj për t’iu bashkuar Lëvizjes Antifashiste dhe formacioneve partizane.

“Gjaku i tyre nuk shkoi dëm! Heroizmi i tyre shtoi urrejtjen për pushtuesit dhe frymëzoi dhjetëra mijëra të rinj për t’iu bashkuar Lëvizjes Antifashiste dhe formacioneve partizane”, shkruan Meta.

Postimi i Presidentit Ilir Meta

Lexo edhe:

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës, arsyeja

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës për shkak të Inteligjencës Artificiale

“Përdhesë e vogël në Topana, Kish mure kallamash, po u bë kala…” 🇦🇱

Si sot, 78 vjet më parë, në 18 tetor 1942, Topana një nga lagjet më antifashiste të Vlorës, u ndez tym e flakë dhe mbajti frymën për orë të tëra nga krismat e gjëmimet e një prej betejave më heroike të Luftës Antifashiste.

Rreth 400 milicë fashistë e bashkëpunëtorë të tyre, të informuar nga spiunë e tradhëtarë, kishin rrethuar në pabesi shtëpinë e Murat Lamçes, ku strehoshin katër të rinjtë antifashistë, Hajredin Bylyshi, Mumin Selami, Barjam Tushi dhe Hiqmet Buzi. Thirrjes së armikut për t’u dorëzuar, ata ju përgjigjën me plumba dhe granata, ashtu siç thonë edhe vargjet e popullit “trimat lindin po kurrë nuk vdesin, plumbat në gjoks i presin dhe vatanin nuk e shesin”.

Të katër ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë, duke shkruar me gjakun e tyre një nga faqet më të ndritura të Epopesë së Lavdishme të LANÇ-it, dhe kaluar në përjetësi me trimërinë e patriotizmin deri në vetëmohim, si burim i përjetshëm frymëzimi për të gjithë gjeneratat e reja në betejat për liri.

Heroizmi i tyre i gdhendur fort në memorien e Vlorës trime e të mbarë kombit shqiptar, do kujtohet gjithmonë me nderim e respekt, edhe si detyrim moral për t’i përjetësuar dhe ngritur më lart kujtimin e veprën e tyre. Betejat heroike të Tre Heronjve të Shkodrës, të Vojo Kushit dhe shokëve të Tij në Tiranë dhe të Katër Heronjve në qytetin e Vlorës ishin dëshmia më e madhe e atdhedashurisë dhe urrejtjes ndaj pushtuesit.

Populli i Shkodrës, Tiranës dhe Vlorës, për orë të tëra pa heroizmin dhe trimërinë e të rinjve antifashistë për të sakrifikuar dhe jetën në emër të Lirisë dhe Dinjitetit Kombëtar. Gjaku i tyre nuk shkoi dëm! Heroizmi i tyre shtoi urrejtjen për pushtuesit dhe frymëzoi dhjetëra mijëra të rinj për t’iu bashkuar Lëvizjes Antifashiste dhe formacioneve partizane.

I PËRJETSHËM KUJTIMI I HERONJVE TË POPULLIT, HAJREDIN BYLYSHI, MUMIN SELAMI, BARJAM TUSHI DHE HIQMET BUZI! 🇦🇱 LAVDI TË PËRJETSHME DËSHMORËVE TË ATDHEUT! 🇦🇱

Etiketa: betejaMetaTopana

Lajme të lidhura

BOTA

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës, arsyeja

19:38 : 25/04/2026
BOTA

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës për shkak të Inteligjencës Artificiale

09:37 : 25/04/2026
BOTA

Miliarda euro për inteligjencën artificiale, kompania “Meta” shkurton vendet e punës

17:28 : 24/04/2026
BOTA

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

15:33 : 24/10/2025
BOTA

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

20:12 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Nuk më lenë më të luaj ping-pong, bidonat i sollën të shpuar”/ Meta rrëfen “vuajtjet” në qeli

21:54 : 24/09/2025
Para

"Ju jeni ata që sjellin ndryshimin", apeli i Yuri Kim: Ndikoni dhe jepni kontribut për të ardhmen

TË GJITHA

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026

Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri ndërkombëtar në Bosnje, konsultimet vazhdojnë

20:48 : 04/06/2026

U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e Enea Mekollit te Varrezat e Dëshmorëve

20:45 : 04/06/2026

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës teksa ndalohet nga policia

20:37 : 04/06/2026

“Mos na i prisni krahët”, mesazhi i veçantë i vogëlushes nga protesta

20:29 : 04/06/2026

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom