Emiljano Shullazi dhe Gilmano Dani kallëzojnë penalisht në SPAK ish-kryeprokuroren Arta Marku dhe ish-drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.
Kallëzimi për dy zyrtaret e larta të drejtësisë është bërë për “shpërdorim detyre” dhe lidhet me vendojen e Danit e Shullazit nën regjimin “41 bis”. Në padi, shpjegohet se urdhrat janë ankimuar dhe cilësohen të paligjshëm nga Shullazi dhe Dani.
Pas dënimit nga Krimet e Rënda, aktualisht çështja penale ndaj të dyve po gjykohet nga Apeli i Gjykatës së Posaçme.