Moderatorja e njohur Arjola Shehu u infektua me koronavirus dhe dy javë më parë u shkëput nga moderimi i emisioni të përditshëm “Ditë e Re”. Mëngjesin e sotëm ajo është rikthyer dhe ka treguar këtë eksperiencë asapak të këndshme që kaloi bashkë me familjen e saj.
“Kishte siklete shumë të mëdha, sidomos psikologjike sepse dihet që kjo Corona, kaq e diskutuar të rëndon, mendon sikur çfarë do të ndodhë tani. Nuk më mbajti shumë, fillova antibiotikët dhe më kaloi temperatura 38 e pak. Antibiotikët më mbajtën vetëm tre ditë dhe pastaj gjendja ime ishte shumë e mirë. Nuk më humbi shija, vetëm nuhatja edhe më erdhi goxha vonë”, rrëfen moderatorja.
Bashkë me Arjolën pozitiv ishin dhe familjarët, përveç babait të saj i cili fatmirësisht rezultoi negativ dhe u kujdes për familjen duke dalë në farmaci për ti blerë ilaçe dhe gjërat e nevojshme.
“Familja ka kaluar në të gjitha etapat vetëm babi që nuk u infektua dhe fatmirësisht se ai dilte na merrte ilaçet”.