Komisioneri Publik ka depozituar në Kolegjin e Posaccëm të Apelit pranë Gjykatës Kushtetuese ankesën për rivlerësimin e gjyqtares Elona Toro.
Komisioneri publik ka vëërejtur mangësi në hetimin e bërë nga KPK ndaj gjyqtares Elona Toro, ndërsa ka vendosur për konfirmimi e saj në detyrë.
Gjithashtu në ankesën drejtuar Kolegjit të Posaccëm të Apelit, Komisioneri Publik kërkon që të rihapet hetimi ndaj gjyqtares Toro, pasi kjo gjyqtare nuk ka nivelin e besueshmërisë për tu konfiruar në detyrë.
Ja njoftimi i KP:
Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 264, datë 17.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Elona Toro, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 264, datë 17.6.2020, konstaton se përfundimet e arritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elona Toro, janë rrjedhojë e një hetimi jo të plotë administrativ.
Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që të riçelë hetimin gjyqësor, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit, në gjendjen që janë aktet, nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.
Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.