Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylybashi është përgjigjur mazhorancës duke i treguar modelin e ligjit Rozato në itali që lejon koalicionet e përbëra në çdo nivel.
Bylykbashi thekson se prej 1995 Italia mban zgjedhje me koalicione të përbëra, teksa në 2017 miratoi pikërisht ligjin e veçantë që sërish aplikon zgjedhjet për parlamentin italian me listë të përbërë.
Sipas tij, tashmë bie teza e Ramës dhe Gjiknurit se koalicionet e përbëra nuk ekzistojnë, pasi para Italisë, i kanë pasur edhe Franca me Belgjikën, pra vende anëtare në BE, nga të cilat Shqipëria e ka kopjuar si model në vitin 2003.
”Opozita e Bashkuar tashmë ka shpjeguar qartë qëndrimet e saj, sa i përket kësaj tentative të Ramës për të ndryshuar rregullat, që mos humbasë zgjedhjet thellë. Me aktualet i humbet.
E qartë që sido që ta bëjë sistemin, ne fitojmë. Në zgjedhjet e ardhshme të jetë i thellë, që mos i lërë shteg Ramës të ndryshojë sistemin në çdo formë që ekziston.
Janë bërë prezentë qëndrimet tona, faktori ndërkombëtar i ka të qarta shkeljet e standardeve të zgjedhjeve. Për OSBE dhe KiE.
Ndryshimet e nesërme nuk e ndryshojnë fitoren. Bara morale për ata që i dhanë mundësinë të ndryshonte kushtetutën në mënyrë të njëanshme, dispozita të caktuara shkojnë ndesh me rekomandimet e OSBE në të shkuarën, që i kemi trajtuar dhe i zgjidhëm. Rikthehen sërish.
Ai draft do të dërrmojë standardet e zgjedhjeve, por nuk pengon opozitën të fitojë zgjedhjet.
Gjykata Kushtetuese nuk ekziston 4 vite pas Reformës në Drejtësi. Modeli që propozon PS është antikushtetues. Koalicionet s’kanë të drejtë të propozojnë kandidatë.
Kushtetuta është në përputhje me koalicionin që kemi sot. Koalicioni i përbërë është marrë nga Italia, dhe sot është në fuqi në Itali. Ligji zgjedhor në fuqi italian, kemi Ramën që thotë nuk ekziston askund. Na jepni një rast të vetëm dhe tërihiqemi. E kemi marrë nga Italia me konsensus në 2003, pra PD-PS e morën me konsensus. Në 2017 parlamenti italian miratoi ligjin ‘Rozato’ që aplikon zgjedhjet për parlamentin italian me listë të përbërë. Është sot në fuqi.Kjo edhe për të gjitha zgjedhjet në nivel rajonal apo nivel bashkie në Itali. Ligji Rosato dhe Ligji Tatarellla aplikohet si me votim të mbyllur, dhe me votim të hapur.
Nga 1995, Italia aplikon listën e përbërë në nivel rajonal dhe të përbërë. Model që është përdorur në Francë apo Belgjikë. Por një model i madh është Italia. Bie teza e Ramës. Është në fuqi në një vend në Itali, një nga demokracitë më të mëdha në BE.
Është i mirënjohur edhe në institucionet. E përshkruajnë ekzakt si në Shqipëri. S’ka asnjë. Pretendimi se është e pamundur. Ja u kemi prezantuar dhe më parë modelin, jo me librin e trashë të PS, por me këtë fletë të thjeshtë. Opozitën e Bashkuar do ta pengojë por është e pamundur.
Edi Rama me këto ndryshime që miraton nesër, ndryshon rregullat e lojës pasi loja ka filluar. Ndryshimi i rregullave bie ndesh me standardin e KiE dhe OSBE-së. Çdo ndryshim i nesërm bie ndesh me standardin. Në 3 javë ne tentuam që t’i drejtohemi ODIHR dhe 3 javë PS bllokoi këshillin politik.”- tha Bylykbashi.
https://it.m.wikipedia.org/wiki/Sistema_elettorale_italiano