• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dy viktima e 25 të zhdukur/ Franca dhe Italia goditen nga stuhi vdekjeprurëse

08:53 : 04/10/2020
në BOTA

Të paktën dy persona kanë vdekur dhe të paktën 25 janë zhdukur pas një stuhie të fuqishme që goditi Francën Jugore dhe Italinë Veri-Perëndimore.

E njohur me emrin Aleks, stuhia solli erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm duke shkaktuar përmbytje të mëdha.

Një numër fshatrash pësuan dëme serioze rreth qytetit jugor të Nicës. Kryebashkiaku i saj e përshkroi atë si përmbytjen më të keqe në kujtesën e gjallë.

Në veri të Italisë, rrugët dhe urat u morën nga ujërat e përmbytjes, ndërsa disa lumenj dolën nga shtrati i tyre.

Njëra nga viktimat në Itali ishte një zjarrfikëse në Luginën Aosta, ndërsa tjetra ishte një burrë rreth të 30-ave makina e të cilit u fut në një lumë në rajonin e Piemonte.

Lexo edhe:

Bullizohej në shkollë, 14-vjeçari italian i jep fund jetës

Itali/ Shqiptari i akuzuar për tentativë vrasjeje thyen masën e arrestit shtëpiak dhe bën për spital një 22-vjeçar

17 njerëz të tjerë thuhet se janë zhdukur në veri-perëndim të vendit pas reshjeve të mëdha të shiut brenda natës.

Midis tyre është një grup prej të paktën katër gjermanësh, të cilët nuk u kthyen nga një udhëtim në male, thanë zyrtarët, citon BBC.

Në Piemonte, disa fshatra ndërprenë lidhjet tokësore me zona e tjera të vendit pasi shirat i bënë rrugët të pakalueshme. Situata atje u përshkrua si “jashtëzakonisht kritike” nga zyrtarët.

Qindra punonjës ndihmës janë dërguar për të ndihmuar përpjekjet e shpëtimit në fshatra të tillë. Stuhia preku gjithashtu rajonet veri-perëndimore të Lombardisë dhe Ligurias.

Qyteti i Venecias, i cili ishte përgatitur për ujëra të larta pasi pësoi stuhi të dhunshme në gusht, u mbrojt me sukses nga një sistem pengesash kundër përmbytjes i shpallur së fundmi plotësisht si funksional.

Në Francë, tetë persona thuhet se janë zhdukur. Disa fshatra në veri të Nicës, të vendosura në lugina të pjerrëta, kanë mbetur pa lidhje rrugore.

Pasi fluturoi mbi zonën e goditur më keq me helikopter, Kryetari i Komunës së Nicës Chistian Estrosi tha për kanalin francez të lajmeve BFM: “Rrugët dhe rreth 100 shtëpi u morën me vete ose u shkatërruan pjesërisht“.

Agjencia meteorologjike Météo-France tha se në disa zona ra shi rreth 450 mm përgjatë 24 orëve, ekuivalenti i gati katër muajve të shiut në këtë kohë të vitit, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Plazhet në Nice dhe qytete të tjera bregdetare u mbyllën dhe njerëzve u kërkua të qëndronin në shtëpi, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Të premten, stuhia pushtoi brigjet perëndimore të Atlantikut të Francës, duke bërë që dhjetëra mijëra shtëpi të humbnin energjinë.

Erërat me më shumë se 180 km/orë u regjistruan në Brittany të enjten dhe të premten.

Etiketa: francem stuhiaItali

Lajme të lidhura

A young boy being bullied at school
BOTA

Bullizohej në shkollë, 14-vjeçari italian i jep fund jetës

08:23 : 16/09/2025
AKTUALITET

Itali/ Shqiptari i akuzuar për tentativë vrasjeje thyen masën e arrestit shtëpiak dhe bën për spital një 22-vjeçar

11:55 : 15/09/2025
BOTA

Itali/ 70-vjeçari hidhet nga ballkoni, por bie mbi 83-vjeçaren. E moshuara vdes në vend, ai mbijeton

10:51 : 15/09/2025
AKTUALITET

Ktheu apartamentin në bazë të trafikimit të kokainës, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali

19:21 : 14/09/2025
BOTA

Pjesë e rrjetit të shpërndarjes së kokainës, nervozizmi tradhton 20-vjeçarin shqiptar

14:04 : 14/09/2025
BOTA

E rëndë në Itali! Dy persona pë*dhunojnë një 12-vjeçare dhe i shpërndajnë videon

10:29 : 14/09/2025
Para

Kostot e pandemisë në arsim

TË GJITHA

Diella hap profil në Facebook dhe tallet me shqiptarët

08:50 : 18/09/2025

Transformimi i qendrës historike në Durrës vjen me kosto të lartë për pronarët

08:49 : 18/09/2025

Këmbimi valutor 18 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:46 : 18/09/2025

Zbulohen bimë narkotike në Peqin, sekuestrohen 3 armë. 5 të arrestuar dhe 1 në kërkim/ EMRAT

08:37 : 18/09/2025

Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

08:32 : 18/09/2025

Mbledhja në mesnatë/ Vakanca në Kushtetuese, nga Vokshi te Llagami e KLGJ e Bunga e KPK, pikët e kandidatëve

08:25 : 18/09/2025

Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar

08:20 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com