Ish-kapiteni i Hanoverit 96, Altin Lala, është një biznesmen i suksesshëm në atdheun e tij. Ai bashkëpunon me sipërmarrësin gjerman, Dirk Rossmann. Me karrierën pas sportit, shumë futbollistë e kanë të vështirë. Por kjo gjë nuk është aq për ish-futbollistin profesionist dhe kapitenin e Hanover 96, Altin Lala. 25 vjet më parë, ai iku me 20 dollarë në xhep, në Gjermani. Sot, qarkullimi i tij vjetor është 17 milionë euro. Rrëfimi i Altin Lalës për “Welt.de”
Z.Lala, sa e shtrenjtë është një shampo?
Sigurisht që ka dallime. Në barnatoret tona ju tashmë mund t’i merrni produktet edhe për 70 cent.
Ju do të vendosni së shpejti degën e nëntë “Rossmann & Lala” në Tiranë. Sa e vështirë është për t’i rregulluar çmimet në treg?
Jo në të gjitha. Në dyqanet tona në Gjermani kemi produkte edhe 30 për qind më të lira se në Itali, Angli apo Francë. Në Shqipëri kam paguar katër deri në pesë dollarë për një shampo. Dhe kishin një cilësi shumë të varfër. Kjo ishte një fatkeqësi. Pra, këtu lindi edhe ideja e biznesit. Në Tiranë konstatuam impaktin e madh kur hapëm dyqanin e parë.
Dhe cilësia e mallrave është e njëjtë si në Gjermani?
Absolutisht. Ky është sekreti i suksesit. Ne e kemi lënë çdo gjë në gjermanisht. Gjermania është një vulë e cilësisë. Ne kemi krijuar 160 vende pune, jemi rritur hap pas hapi.
Të paktën, për njerëzit në Shqipëri, jeni një ish-kapiten për një kohë të gjatë dhe idhull në kombëtare. A e besonit në vitin 1991, kur u arratisët, se do të bëheshit një futbollist profesionist?
Sigurisht që kam kërkuar për të luajtur futboll, përsëri. Por, atëherë ishte vetëm një çështje për të ardhur në Gjermani. Të gjithë ata që kishin mundësi për të shkuar jashtë vendit, siguronin të ardhmen e tyre. Tani, në qoftë se ju shihni fotografitë e atyre ditëve, mund të mendoni se e gjitha kjo nuk mund të ndodhë. Ajo ishte me të vërtetë një situatë e keqe. 600 000 shqiptarë ikën në Greqi, 20 000 të tjerë në Itali.
Si mbërritët në Gjermani?
Me nëntë lojtarë të tjerë, kur isha grumbulluar me U-16, për një lojë kundër Gjermanisë. Nëna, vëllai dhe motra ime e dinin planin. Por babai im nuk do të më lejonte ta bëja këtë gjë.
Pra, e keni bërë këtë arratisje kur ishit vetëm 16 vjeç?
Po, shumë i ri. Dhe nuk kisha qëndruar larg nga shtëpia më shumë se një javë, më përpara. Por, në qoftë se jeni të uritur…, nuk keni asgjë për të humbur.
Dhe dalëngadalë u bëtë lojtar në Bundesliga?
Klubi im i parë ishte Spielvereinigung Hosenfeld. Këtu gjeta njerëz të mëdhenj. Shtatë kampionate isha aty, pastaj nisa të mendoja se në Gjermani nuk është vetëm liga e tretë. Bundesligën asokohe nuk guxoja as ta ëndërroja. Unë gjithmonë kam menduar vetëm për hapin e ardhshëm.
A e dini pse futbolli gjerman është kaq i suksesshëm?
Për shkak të punës që bëhet kudo, shumë seriozisht. Këtu kam mësuar se gjithmonë duhet t’i japësh vetëm gaz. Kam punuar në një dyqan ushqimesh në Fulda. Në mëngjes, në orën 03:00, ngrihesha. Punoja nga ora 04:00 deri në 14:00. Pak minuta gjumë dhe pastaj në trajnim.
Ju bëtë përparim, teksa në vitin 1998 iu bashkuat Hannover 96. Çfarë u bë me refugjatët e tjerë, të cilët u arratisën nga kombëtarja U-16 bashkë me ju?
Shumica janë kthyer përfundimisht në Shqipëri. Njëri, Armando Zani, luajti për Magdeburg dhe Braunschweig. Një futbollist i mirë, teknikisht i fortë. Vetëm se pak i ngadalshëm.
Ju keni bërë zgjedhjen e duhur në shumë udhëkryqe…
E vështirë për ta thënë. Një vendim i rëndësishëm ishte, sigurisht, qëndrimi te Hanover 96.
Një vendim i vetëdijshëm?
Po. Kam pasur disa shanse për të lëvizur, në disa raste duke përfituat në mënyrë të konsiderueshme më shumë para.
Cilat klube ju kërkuan?
Kaiserslautern, i cili ishte ende shumë i suksesshëm. Nga HSV pata ofertë, edhe menaxheri i Hertha Berlin, Dieter Hoeneß, kishte interes. Në eliminatoret e “Euro 2016” ishit ende asistent i kombëtares shqiptare… Kam punuar dy vjet e gjysmë për federatën, si trajner i U-19. Më pas kisha për qëllim afatmesëm të merrja përsipër ekipin kombëtar. Gjatë kësaj kohe isha i bllokuar në punë 24 orë. Kam gëlltitur shumë aspirina.
Çfarë do të thotë Hannover për ju?
Unë jam nga Shqipëria, por shtëpia ime është në Hannover. Unike. Ndihem shumë rehat për të qëndruar këtu. Shumë njerëz flasin për mua sot, ndaj u jam shumë mirënjohës. Në ndeshjen time të fundit, gjysma e stadiumit ishte e mbuluar me një koreografi të dedikuar për mua. Një orë pas ndeshjes ishin ende 40.000 spektatorë atje. Kjo ishte e pabesueshme.
A keni një idhull?
Babain tim. Një njeri shumë i ftohtë, i matur. Ai ishte mësues, më vonë ka punuar për shërbimin sekret dhe ishte shefi i policisë e qarkut të Tiranës. Ai është shumë popullor në Tiranë. Edhe sot, unë jam i biri i Dodës, jo Altini.
Cila është përshtypja juaj sot për Shqipërinë?
Është bërë shumë punë tashmë, por kryesisht në Shqipëri mungon sundimi i ligjit. Në Gjermani, ligji bën shtetin. Tek ne, qeveria bën ligjin, e kuptoni? Në Shqipëri, politikanët mund të bëjnë çfarë të duan. Nëse jetoni në Gjermani, duhet të silleni sipas ligjit, megjithatë je njeriu më i lirë në botë. Unë e vlerësoj shumë këtë. Në qoftë se parkoni gabimisht, duhet të paguani. Është kaq e thjeshtë. Kjo duhet të jetë edhe më e mirë në Shqipëri. Korrupsioni është një sëmundje që pengon ecjen përpara. Vendi është i bukur, shqiptarët kanë mikpritje të pabesueshme. Në veçanti, Gjermania është shumë e popullarizuar. Virtytet gjermane admirohen.