Pas Gareth Bale, Zinedine Zidane duket se do të largojë një tjetër yll nga Los Blancos.
Bëhet fjalë për Luka Jovic, i blerë në 2019-ën nga madrilenët për 60 milionë euro, por rendimenti i tij nuk ka qenë në lartësinë e shumë së shpenzuar nga kampionët e Spanjës.
2 golat e vetëm të shënuar në 28 ndeshje kanë bindur Zidane që të heqë dorë nga lojtari. Tani, Jovic është në kërkim të një skuadre dhe Roma e Friedkin mund të jetë mundësi e artë.
Sipas portalit spanjoll Don Balon, verdhekuqë do të hidhen në sulm pavarësisht qëndrimit të Dzeko-s. Objektivi është i qartë. T’i jepet një alternativë më shumë Fonseca-s.