Aktorja turke, Seren Fosforoglu është kurorëzuar në martesë me partnerin e saj, biznesmenin Kaan Onal. Çifti mbajtën një ceremoni, ku të ftuar ishin edhe shumë personazhe të njohur të ekranit turk dhe ku ra në sy ambienti luksoz.
Në një postim në Instagram, Seren falenderonte miqtë që ia bënë ditën edhe më të bukur.
“Një jetë e re fillon tani, me plot dashuri. Faleminderit miqve që ma bënë edhe më të bukur këtë ditë. Gjëja më e bukur në jetë është të mbledhësh njerëz. E bëra dhe këtë.
Të ndash lumturinë kërkon një zemër të pastër. Jeta ime rrethohet nga njerëz me shpirt të bukur.
Tani kam një person special në jetën time, që e do edhe vajzën time dhe mua si nënë. Jam falenderuese për gjërat e mira. Mirëseerdhe jeta ime e re”-shkruajti aktorja.