• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Akuza se Turqia po fsheh përmasat reale të COVID-it

20:00 : 17/09/2020
në Lajmet e Dites

Mjekë dhe politikanë lokalë në Turqi po ngrenë shqetësimin se qeveria është duke minimizuar nivelin e përhapjes së koronavirusit.

Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se në Turqi çdo ditë identifikohen rreth 1 mijë e 700 raste të reja, ndërsa rreth 60 vdesin nga infeksioni. Por ka dyshime se këto shifra nuk janë reale.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell përcjell shqetësime të politikanëve të opozitës, të cilët akuzojnë qeverinë e Presidentit Recep Tayyip Erdogan për mbulim të së vërtetës.

Sipas të dhënave zyrtare, Sanliurfa në rajonin Anatolia është ndër qytetet më të goditura nga koronavirusi në Turqi.

Por doktorët këtu thonë se situata është shumë me e rëndë sesa njofton qeveria.

Lexo edhe:

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

Parashqevi Simaku: Prej 10 muajsh emri im po përdoret si tabelë qitjeje nga persona që duan vëmendje

Kenan Gengeç drejton një klinikë në qendër të qytetit.

“Ata njoftojnë se çdo ditë kemi rreth 1 mijë e 500 infeksione në nivel vendi. Por për disa ditë, vetëm në Sanliurfa, kishim 600 deri në 700 raste. Është e qartë se numrat që publikohen nuk janë të saktë”, tha ai.

Këto shqetësime u ngritën dy javë më parë nga udhëheqësit e dy qyteteve më të mëdha turke, Stambollit dhe Ankarasë. Ata paralajmëruan mospërputhje të të dhënave të Ministrisë së Shëndetit me të gjeturat e autoriteteve lokale.

Drejtuesit e dy qyteteve janë pjesë e subjektit opozitar “Partia e Popullit Republikan”

Doktor Gengeç beson se qeveria po mundohet të kufizojë dëmet ekonomike.

“Është sezoni i turizmit dhe për këtë arsye ata shqetësohen për ekonominë. Ata shqetësohen se publiku do të zemërohet. Ata nuk duan që njerëzit të shohin dështimet në numra kaq të lartë. Prandaj nuk japin informacione të sakta”, tha doktori Gengeç.

Ministri i Shëndetësisë në Turqi dhe guvernatori i provinces Sanliufra refuzuan të intervistohen nga Zëri i Amerikës. Gazetari Ibrahim Uygur thotë se qeveria nuk jep të dhëna të plota.

“Deri para një muaji, ata publikonin numrin e rasteve pozitive në Sanliufra, por tani nuk e japin më këtë informacion. Tani mund të botojmë vetëm numrin total ditor në nivel vendi të shpërndarë nga qeveria”, thotë gazetari Uygur.

Edhe banorët në Sanliufra shprehen skeptikë për numrat e qeverisë.

“Besoj se shifrat e vërteta janë shumë më të larta”, thotë banori Mustafa Uma.

“Arsyeja pse virusi është kaq i përhapur në Saliufra është mosrespektimi i rregullave. Banorët nuk mbajnë maska. E quajnë për turp. Shkojnë në dasma dhe shumë prej tyre infektohen ”, thotë banori tjetër Mehmet Veysel Akdeniz.

Turqia mohon se është duke e mbuluar të vërtetën. Ditëve të fundit qeveria shtoi masat kufizuese pas rritjes së rasteve. Mbajtja e maskave është e detyrueshme jashtë shtëpisë. Tubimet si dasmat janë të kufizuara në një orë ndërsa vallëzimi dhe ushqimi janë ndaluar./VOA/

Etiketa: akuzate dhenat e Covid-19turqia

Lajme të lidhura

BOTA

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025
SHOW BIZ

Parashqevi Simaku: Prej 10 muajsh emri im po përdoret si tabelë qitjeje nga persona që duan vëmendje

22:42 : 30/09/2025
BOTA

Takimi Trump-Erdogan, Turqia dhe SHBA firmosin marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:21 : 25/09/2025
BOTA

Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane, para takimit Trump-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë

16:15 : 22/09/2025
AKTUALITET

Akuzat e Ramës ndaj magjistratëve, BE: Po i ndjekim nga afër përpjekjet për ndërhyrjet politike

15:38 : 22/09/2025
AKTUALITET

Braçe “shpërthen” ndaj Anuela Ristanit, i nxjerr sms-në: Turp të kesh! Arrogancë e pushtetit

21:11 : 19/09/2025
Para

Cikloni që do godasë Greqinë/ Flasin meteorologët: Ja çfarë ndikimi do të ketë në Shqipëri

TË GJITHA

Nobeli për Letërsinë i shkon autorit hungarez, László Krasznahorkai

13:09 : 09/10/2025

Ishte në proces gjyqësor me të birin, 49-vjeçarja në Fier dhunon avokatin e djalit

13:06 : 09/10/2025

102 kontejnerë me mbetje toksike, nis marrja e mostrave në Porto Romano

13:03 : 09/10/2025

Mbyllja e seancës pa debat, Bardhi: Ka rënë shteti, organi kyç kushtetues ka dalë jashtë funksioni

12:51 : 09/10/2025

Parlamenti debat për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, për socialistët fajin e ka Saliu!

12:50 : 09/10/2025

SHBA bllokon ekonominë serbe, sanksione ndaj kompanisë më të madhe të naftës në vend

12:46 : 09/10/2025

Digjet stalla me 170 dele në Pogradec, dyshohet shkëndijë elektrike

12:40 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com