Ditën e djeshme, PAOK mposhti Benfikën t 2-1 dhe një nga golat e skuadrës greke u shënua nga një lojtar që sapo ishte larguar nga Benfika.
Në minutën e 66 të takimit, Zivkovic hyri në lojë. Serbi 24-vjeçar ka luajtur me Benfikën që nga viti 2016, por u largua këtë verë nga skuadra për të ulur shpenzimet.
Ironia e fatit, pikërisht goli i këtij lojtari i hoqi Benfikës fitimet e shumta që të sjellë Champions League.