Luftëtari tashmë bën pjesë në Kategorinë e Parë teksa sezoni i kaluar në elitë ishte një dështim total. Situata në klubin gjirokastrit vazhdon të mbetet e vështirë teksa vëmendjen e kanë marrë boxhet e papaguara dhe gjyqet e humbura.
Drejtuesit e klubit janë “zhdukur, trajneri Marco Jovanovic është larguar drejt Serbisë (pretendon se ka një problem familjar) dhe lojtarët kanë zgjedhur bojkotin.
“Panorama Sport” raporton se lojtarët nuk janë stërvitur ditën e sotme duke marrë kështu një vendim ekstrem teksa të dyja seancat e ditës nuk janë zhvilluar.
Vendim unanim i të gjithë lojtarë të bluzinjve, të cilët nuk shohin asnjë reagim në lidhje me rrogat që duhen paguar.