Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në ‘Çim Peka Live’, deklaroi se opozita e bashkuar do të fitojë në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të ardhshëm.
Ajo tha se ajo çfarë ka bërë rama deri më sot, ka krijuar urrejtje dhe mllëf tek shqiptarët, pasi rama ka 7 vite që i mashtron dhe i ka zhytur në varfëri.
‘Qoftë matematikisht qoftë politikisht situata nuk ëhstë në favor. Sa më shumë rama zgjat lojën aq më shumë urrejtje dhe neveri krijon. Nuk ëhstë se shqiptarët duan më shumë Lulin apo Monën, por aty ku e ka çuar Rama ekonominë ka ngjallur vetëm urrejtje dhe inat. Kjo opizitë është përgjegjëse’, tha Kryemadhi.