• Kontakt
Wednesday, July 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Stafet arsimore shqiptare ndër më të ngarkuarat në Europë, 17,1 nxënës për mësues

15:51 : 09/09/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Sistemi arsimor shqiptar përllogarit 17.1 nxënës për mësues në arsimin publik, me ngarkesë nga më të lartat në Europë, por disa vende të zhvilluara të kontinentit e kanë edhe më të lartë ngarkesën për stafet arsimore.

Sipas të dhënave të Eurostat që i takojnë vitit 2018 mesatarja e nxënësve për mësues ishte 13.6 në vendet e BE-së. Ngarkesën më të lartë të trupës arsimore e ka Rumania me 19.5 nxënës për mësues, më pas vjen Çekia me Franca me 19.2.

Në anën tjetër ngarkesa më e ulët mësimore për mësues paraqitet në Luksemburg me 9.0 nxënës për mësues mesatarisht, Greqia me 9.2 dhe Polonia me 9.6 nxënës për mësues.

Ky tregues ka ardhur duke u përmirësuar në Shqipëri vitet e fundit për shkak të uljes së numrit të nxënësve në shkolla. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2015 një mësues jepte mësim për mesatarisht 18,3 nxënës, ndërsa në vitin 2018 ku tregues zbriti në 17,4 nxënës dhe në vitin 2019 një mësues për 17.1 nxënës. Në vitet në vijim treguesi pritet të ketë më shumë rënie, por nga të dhënat kombëtare ka një shpërndarje jo të drejtë të ngarkesës mësimore. Në zonat rurale dhe në bashki të vogla numri i nxënësve për mësues është më i ulët se në qytete e mëdha dhe sidomos në Tiranë ku ky raport është më shumë se 20 nxënës për mësues.

Sektori i arsimit është reduktuar më shumë se 30% që nga viti 1990 deri me 2018, si në numrin e nxënësve, mësuesve dhe shkollave. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, numri i nxënësve që ndjekin arsimin e 9-vjeçar dhe të mesëm ra në 430 mijë e 700 nxënës në vitin 2018 nga 680 mijë e 600 nxënës që ishin në vitin 1991, ose 35% nxënës më pak. Rënia më e madhe ishte në arsimin 9-vjeçar, ku me 2018t janë ulur në bankat e shkollës 260 mijë nxënës më pak nxënës se në vitin 1991.

Lexo edhe:

U dëbua nga Shqipëria/ Ish-ambasadori i Iranit në Tiranë orkestroi rrëmbimin agjentit të FBI-së

Skemë si e jugut të Shqipërisë! A po iu ‘rrëmbehet’ toka banorëve të Thethit?

Rënia e numrit të nxënësve është shoqëruar edhe me reduktim të trupës arsimore. Në vitin 1991, numëroheshin 43700 mësues në të gjithë vendin, ndërsa në 2018i, numri i tyre ishte 29000, me tkurrje 33% që nga viti i parë i tranzicionit. Gjithashtu numri i shkollave u ul me 35% që nga viti 1991. Shqipëria hyri në periudhën e tranzicionit me 2200 shkolla të arsimit 8-vjeçar dhe të mesëm, ndërsa me 2018 kishte 1134 shkolla. Afërisht, 150 shkolla u mbyllën vetëm këtë vit, për shkak se numri i nxënësve po bie në mënyrë të frikshme në disa qarqe të vendit.

Numri i klasave është reduktuar më tej. Nga 37 mijë klasa që ishin në fillim të viteve 1990, aktualisht janë rreth 11 mijë klasa. Numri i tyre është reduktuar me 70% përgjatë 28 viteve.

Sipas INSTAT, ulja e numrit të nxënësve ka sjellë dhe një rënie të raportit nxënës për mësues, në 17.8 në vitin akademik 2017/2018, nga 19.1 në vitin akademik 2013/2017, për ciklin 9-vjeçar.

Ministria e Arsimit pohoi se, prej vitit 2009 migrimi i brendshëm i popullatës nga fshatrat dhe qytetet e vogla drejt qendrave më të mëdha urbane, emigracioni dhe rënia e numrit të lindjes kanë bërë që shkollat në zona urbane të kenë më shumë nxënës se sa në ato rurale. /Monitor/

Etiketa: klasamesuesShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U dëbua nga Shqipëria/ Ish-ambasadori i Iranit në Tiranë orkestroi rrëmbimin agjentit të FBI-së

22:59 : 15/07/2025
AKTUALITET

Skemë si e jugut të Shqipërisë! A po iu ‘rrëmbehet’ toka banorëve të Thethit?

21:19 : 12/07/2025
AKTUALITET

Mali i Zi dhe Shqipëria kanë nivelet më të larta të kredive me probleme në Rajon

12:09 : 11/07/2025
AKTUALITET

Rama sërish në gjunjë para Melonit, diplomacia në version “show personal”

16:46 : 10/07/2025
AKTUALITET

Qeveria si bandë gjobaxhinjsh/ Balluku rikthen koncesionin e anulluar të parkut diellor në Akërni

18:43 : 08/07/2025
AKTUALITET

Shtrenjtohet jetesa, inflacioni rritet në 2.4% në qershor nga ushqimet

11:46 : 08/07/2025
Para

Paloka: Sondazhet e Ramës nuk i japin PS-së më shumë se 24% të votave

TË GJITHA

Bekim Balaj “premton” përmbysje: Kemi ardhur për t’u kualifikuar në Letoni

21:21 : 16/07/2025

Komisioni Europian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

21:21 : 16/07/2025

“Firmën e gjeti punonjësi”/ Qytetari denoncon Zyrën e Rindërtimit: Më morën paratë, shtëpinë s’e bënë

21:09 : 16/07/2025

Riaktivizimi i zjarrit në Drenovë, flakët rrezikojnë nënstacionin elektrik

21:04 : 16/07/2025

Korabi merr fitoren e radhës në miqësore, pas Besës “thyen” edhe Vorën

21:01 : 16/07/2025

“Isha në makinë tjetër, nuk më treguan”/ Vrasja e Renis Dobrës, dëshmia e Çakrit: Kam qenë në burg me Krisin

20:54 : 16/07/2025

Serbia e mbushur me mercenarë rus, kampet e ngritura synonin grusht shteti në Moldavi

20:48 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com