Futbollisti i kombëtarës shqiptare, Odise Roshi, i ka dhënë dje fund beqarisë, pasi është martuar. “Raketa” e Kombëtares ka zhvilluar një ceremoni të ngushtë ku kanë marrë pjesë miq të çiftit, familjarë e të afërm.
Vajza që i ka rrëmbyer zemrën është Silvi, dhe të dy kanë kohë që janë me njëri-tjetrin. Hija e dhëndrit i shkon pamasë Roshit, i cili zgjodhi të vishej me një kostum dhe këmishë të zezë.