• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

25 prilli, gijotina politike për humbësin

11:38 : 07/09/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Gjergji Koja

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 25 prill, ndërsa vendi ndodhet në një krizë të fortë politike dhe ekonomike.

Në dallim nga zgjedhjet e deritanishme, duket se këto të 2021 do të jenë një “luftë” ku me shumë gjasa do të përcaktohet edhe e ardhmja politike e liderëve.

Dhe nga ky fakt, ashpërsia që pritet të shoqërojë fushatën do të jetë shumë më e madhe se ajo që kemi parë deri më tani.

Kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së, Lulzim Basha apo drejtuesja e LSI-së Monika Kryemadhi, e kanë të qartë se humbësi do të pensionohet. Po kështu e gjithë kupola politike në vend e ka po aq të qartë se mospërmbushja e standardeve zgjedhore mund t´i djegë përfundimisht karrierën, pavarësisht viteve që mbajnë mbi supe apo eksperiencës politike që kanë.

Lexo edhe:

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

Kjo, ndoshta, do të jetë hera e parë që humbësit e zgjedhjeve apo cënuesit e standardeve zgjedhore janë në një “gijotinë politike”, të cilës nuk mund ti shpëtojnë me justifikime, sikundër mund të ketë ndodhur në këto 30 vjet.
Humbësi i humb të gjitha, pushtetin dhe drejtimin e partisë, ndërsa fituesi pothuajse merr gjithçka nga skena politike, përveç postit Kryeministror.

Rama do të synojë mandatin e tretë në krye të Rilindjes, me shpresën se do të vendosë një rekord në politikën shqiptare, duke qëndruar 12 vjet rrjesht në qeveri. Por Rama e ka të qartë se një humbje i ndërpret karrierën politike, edhe pse ai e ka deklaruar shpeshherë se nuk do të presë në dalë në pension në këtë fushë. Humbja e Ramës do të thotë një humbje tërësore e Rilindjes, gjë që do të çojë në një proces përplasjesh në PS, mes klaneve të vjetra e të reja, që deri më tani shfaqen në paqe, por në fakt ndodhen në llogore sulmi.

Basha do të synojë të marrë mandatin e parë si Kryeministër dhe të mundë Ramën si në 2011, kur i ndërpreu karrierën si kryebashkiak pas 11 vitesh në drejtimin e Tiranës. Lulzim Basha gjithashtu zgjedhjet e 2021 i ka shansin e tij, ndoshta të fundit si Kryetari PD-së, për të fituar, ndërsa ka humbur në 2015, 2017 dhe bojkotoi zgjedhjet vendore të 2019. Pra në lojë është gjithçka, posti Kryeministror, ai i kreut të PD-së, por edhe shansi për të shkërmoqur Rilindjen.

Kryemadhi do të tentojë të përsërisë atë që mund të cilësohet si suksesi i 2017-ës, ku mori 19 mandate deputetësh, edhe pse mund ta dijë se historia e 4 viteve më parë vështirë se do të përsëritet. Gjithsesi edhe bashkëshortja e Presidentit e ka të qartë se pritshmëritë që i ka ushqyer anëtarëve të partisë që drejton, nëse nuk përmbushen, mund ta çojnë drejt një “pensioni politik” të parakohshëm.

Kjo përsa i përket karrierave individuale, pasi në tërësi klasa politike ndodhet para një provimi, jo më me një komision vlerësimi shqiptar. Kancelaritë europiane dhe SHBA nuk mund të pranojnë më standarde zgjedhore të shkelura apo rezultate të parashkruara, ku fituesi shpallet i tillë jo se e meriton, por përmes mekanizmave që s´kanë lidhje fare me votën.

Presidenti Ilir Meta, dhe më pas Edi Rama, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Gramoz Ruçi, si kryetar i Kuvendit, kanë një detyrë, politike dhe morale, që secili në pozicionin e tij, të garantojë standardet, jo thjesht me emrat që do të kandidojnë në listat e kandidatëve, por edhe me gjithë garancitë e nevojshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të gjitha këto bëjnë që liderët të jenë nën presion, jo vetëm të karrierës së tyre të ardhshme në politikë, por edhe në atë se kush do të guxojë të mospërmbushë detyrën. E thënë thjesht kush do të jetë në “listën e zezë”, ndoshta jo për korrupsion, por për cënimin e votës.

Dhe këtu në provim janë edhe monitoruesit, pavarësisht nëse flasin anglisht, frëngjisht, gjermanisht apo çdo lloj gjuhe tjetër.

Ata e kanë të qartë se në Europë nuk mund të ketë vend edhe për një tjetër shtet, pas Bjellorusisë, ku pushteti mbahet në mënyrë jo legjitime, apo tentohet të merret në të njëjtën formë.

Data e betejës politike është caktuar, liderët partiakë do të përcaktojnë formacionet, të gjithë bashkë duhet të garantojnë standardet, ndërsa monitoruesit ndërkombëtarë këtë rradhë do të duhet të mbajnë anën e duhur, jo të fituesit pa meritë, as të humbësit që kërkon gjithmonë pretekste.

Etiketa: BashakryemadhoRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025
Para

Video/ Goditi gjyqtaren me top, Djokovic përjashtohet nga US Open

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Dielë 12 tetor 2025

22:58 : 11/10/2025

Rey Manaj ndez zemrat kuqezi! Shqipëria mposht Serbinë dhe prek ëndrrën e Botërorit

22:47 : 11/10/2025

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, zbardhen detaje nga hetimet: Ja itinerari që ndoqi autori

22:33 : 11/10/2025

EMRI/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, kush është polici i arrestuar në Fushë-Krujë

22:21 : 11/10/2025

Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza

22:07 : 11/10/2025

Ndërron jetë aktorja Diane Keaton, fituese e çmimit Oscar

22:02 : 11/10/2025

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

21:48 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com