• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Fëmija i vogël më ka lindur në çadër”/ Denoncimi i qytetarit që rrëzon propogandën e Ramës

10:40 : 06/09/2020
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

“Fëmija i vogël më ka lindur në çadër”. Është ky denoncimi i Eduart Hysës nga Shpërdheti i Kurbinit, banesa e të cilit u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Denoncimi rrëzon propogadën e Qeverisë, ku pothuajse çdo ditë zyrtarë të Rilindjes dhe vetë Kryeministri flasin për kantiere ndërtimi, madje duke paralajmëruar se edhe fushatën për mandatin e 3-të qeverisës do e bazojnë pikërisht këtu, te rindërtimi i banesave të dëmtuara.

Hysa thotë se jeton në shtëpinë e rrënuar nga tërmeti se nuk mundej të qëndronte më në çadër. “Shtëpia rrezikon të shembet, të vijnë ta rivlerësojnë mos të më zërë brenda”, është apeli i Hysës.

Eduart Hysa është një prej banorëve të fshatit Shpërdhet, bashkia Kurbin, i cili gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar pësoi dëme të pariparueshme në shtëpinë e tij.

Deri para një jave ai ka jetuar në çadër, madje fëmija i tretë ka lindur pikërisht aty duke qenë një nga historitë e vështira të periudhës së pas tërmetit.

Lexo edhe:

Sërish paratë llaç e tulla! Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024

Finiq/ Vatër e re zjarri mes Dërmishit dhe Rumanxës, rrezikohen banesat

Duke qenë me fëmijë të vegjël Eduarti ka marrë një vendim të rrezikshëm duke lënë çadrën e duke u kthyer të jetojë në shtëpinë e dëmtuar.

Gjatë bisedës me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, kreun e FRPD, Belind Këlliçi, ai thotë se shtëpinë fillimisht ia kanë vlerësuar si të pabanueshme dhe për tu shembur.

Por më pas ekspertët e tjerë që kanë bërë vlerësimin kanë ndryshuar mendje dhe e kanë klasifikuar banesën në nivelin e mesëm DS2 për riparim dhe jo rindërtim megjithëse inxhinierët që në krye të herës i kanë thënë të mos hyjë në atë banesë pasi rrezikon të shembet. Shuma që përfiton nga ky vlerësim nuk i mjafton për të bërë asgjë me shtëpinë, ndërsa jeton vetëm me 100 mijë lek të kempit si invalid, vetë i gjashtë.

Dialogu

Qytetari: Unë jam Eduart Hysa, banor i Shpërdhetit. Deri para një jave kam ndenjur në çadër dhe tani po jetoj në shtëpi të shembur, siç po e shihni edhe ju.

Këlliçi: Eduart, sa veta jeni?

Qytetari: Jam vetë i gjashti, nëntë muaj në çadër.

Këlliçi: Po pse vendose të futesh këtu?

Qytetari: Nuk kam rrugë tjetër, nuk jetohet me fëmijë të vegjël në çadër gjithë kohës. Tani përsëri këtu në shtëpi, po rrezikojmë.

Këlliçi: Në shtëpinë e prishur?

Qytetari: Po, në shtëpinë e prishur. Po rrezikoj dita-ditës.

Këlliçi: Si ta kanë vlerësuar shtëpinë? A ka ardhur dikush nga shteti me u interesu?

Qytetari: DS.. Ka ardhur dhe më kanë thënë… kur kanë ardhur për herë të parë inxhinierët më kanë thënë që mos hyni brenda, se kjo rrezikon që të shembet.

Këlliçi: Edhe si të klasifikuan?

Qytetari: Pastaj kur ka dalë akt konstatimi ma kanë nxjerr DS2 të mesëm, nuk ma kanë vlerësuar siç duhet.

Këlliçi: Po ndonjë ndihmë, ndonjë mbështetje, ndonjë financim nga shteti, ke marrë?

Qytetari: Asnjë lloj gjëje!

Këlliçi: Bonus qeraje, mbështetje financiare?

Qytetari: As bonus qiraje, asnjë gjë!

Këlliçi: Me aq lekë (fjala është për paratë që përfiton për riparim nga vlerësimi DS2) çfarë mund të bësh ti në shtëpi?

Qytetari: Asnjë gjë!

Belindi: Sa fëmijë ke?

Qytetari: 3 fëmijë! Më të madhin 9 vjeç, më të voglin 6 muajsh.

Këlliçi: 6 muajsh?!

Qytetari: 6 muajsh!

Belindi: Fëmija ka lindur ne çadër?

Qytetari: Në çadër, ne çadër!

Këlliçi: Edhe vetëm para 4 ditësh keni dalë nga çadra?

Qytetari: Po!

Belindi: Të ardhura financiare, çfarë keni?

Qytetari: Unë jam invalid. Marr një kemp nga 100 mijë lekë (të vjetra).

Belindi: Vetë i gjashtë?

Qytetari; Vetë i gjashtë!

Belindi: Asnjë mbështetje nga shteti tjetër?

Qytetari: Jo! Të vijnë ta vlerësojnë, ta rishikojnë! Mos të na lënë këtu që te na zënë këto gërmadha brenda!

Etiketa: banesaqytetarirrefimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sërish paratë llaç e tulla! Një treta e investimeve në ekonomi shkoi për banesa më 2024

09:47 : 16/09/2025
AKTUALITET

Finiq/ Vatër e re zjarri mes Dërmishit dhe Rumanxës, rrezikohen banesat

15:41 : 22/08/2025
RAJONI

Dëbimi i serbëve nga banesat në veri: Cila është e vërteta?

20:35 : 19/08/2025
AKTUALITET

Ndezi zjarr në tokën e tij dhe rrezikoi banesat e fshatit, arrestohet 65-vjeçari në Berat

10:59 : 16/08/2025
AKTUALITET

Aleanca e Profesionistëve të Lirë: Të hiqet tatimi me 15% për shitjen e banesës kryesore

15:39 : 15/08/2025
AKTUALITET

“Shtëpi e bagëti, mbaruan”/ Gramsh, banorja: Ikën të gjithë, vetëm një të moshuar s’e kemi parë

18:29 : 12/08/2025
Para

Sportistja e njohur dhe e dashura e saj fotografohen në skena intime në pishinë (Foto)

TË GJITHA

Itali/ 34-vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë të fshehur në pako çamçakëzi

15:43 : 18/09/2025

“Ballistët” mbetën jashtë Kuvendit/ Alimadhi akuza Nokës: Gjithmonë me hilera dhe poshtërsira

15:40 : 18/09/2025

Marrëveshje SHBA–Britani për Inteligjencën Artificiale, Trump dhe Starmer firmosin paktin në Chequers

15:37 : 18/09/2025

Nëna e vrasësit të Ilariës akuzohet për fshehje krimi, pastroi gjakun e 22-vjeçares në shtëpi

15:30 : 18/09/2025

Inskenoi vdekjen e tij, Gjykata e Apelit liron nga burgu Davide Pecorellin

15:29 : 18/09/2025

Aksident në Shkodër, makina përplas një grua  

15:22 : 18/09/2025

Vranë babanë e tyre, kërkohet burg përjetë për djalin e madh. Dënim për dy të tjerët

15:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com