• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E vrau babai dhe vëllai tek ‘Mali me gropa’, zbardhet vrasja e Eglantina Bucit në vitin 2012

17:05 : 04/09/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Zbardhet një vrasje e ndodhur 8 vite më parë në Tiranë. Mësohet se në vitin 2012-të është vrarë te “Mali me Gropa”, Eglantina Buci.

Vrasja rezulton se është kryer nga babai dhe vëllai i vajzës. Motivi i vrasjes së bërë nga babai dhe vëllai i saj është pasi shtetasja E. B. është larguar nga banesa për të bashkëjetuar me një shtetas tjetër, pa dëshirën e personave të lartëpërmendur F.B dhe Sh.B (familjarë të saj).

“Sektori per Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka bërë te mundur n dhe zbardhjen e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012, në vendin e qujtur “Mali me Gropa”, Tiranë dhe ka vene ne pranga autoret“, – thonë burime nga policia.

Njoftimi:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “HESHTJA”, për zbardhjen e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012.

Lexo edhe:

Nga vrasjet tek sabotimet, si Rusia po e sulmon Europën me anë të inteligjencës

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Instituti i Policisë Shkencore, Agjencia e Kosovës për Forenzikë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga Seksioni i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Sektorin e Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është bërë i mundur dokumentimi dhe zbardhja e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2012, në vendin e qujtur “Mali me Gropa”, Tiranë.

Vihet në pranga njëri prej autorëve, ndërsa autorit tjetër i është komunikuar masa në IEVP ku vuan dënimin.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura më parë, pas një pune hetimore dhe procedurale të mirorganizuar dhe të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Institutin e Policisë Shkencore Tiranë, Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar “HESHTJA”.

Në kuadër të hetimeve u bë e mundur gjetja e disa pjesëve të një skeleti (eshtra) të një kufome të paidentifikuar të gjetur në datë 14.09.2012, në vendin e quajtur ”Mali me Gropa”, Tiranë.

Pas një pune hetimore të pandërprerë që prej vitit 2017, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë rifilluar hetimet në lidhje me këtë çështje dhe mbi veprimet hetimore dhe procedurale, është bërë i mundur identifikimi shkencor eshtrave, të cilat i përkasin shtetases Eglantina Buci, 31 vjeçe, lindur në Dibër dhe banuese në Babrru, Tiranë.

Nga grupi hetimor i ngritur posaçërisht për këtë çështje, u bë zbardhja dhe dokumentimi i plotë ligjor me prova shkencore i kësaj ngjarjeje.

Në datën 04.09.2020, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur masat e sigurisë “Arrest në burg” për autorët e dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasit:

F. B., 66 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Babrru, Tiranë;

Sh. B., 37 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Babrru, Tiranë.

Shtetasit F. B. dhe Sh.B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë më armë zjarri pistoletë shtetasen E. B. dhe më pas e kanë fshehur (groposur) kufomën, në Malin me Gropa, Tiranë.

Motivi i vrasjes së bërë nga babi dhe vëllai i saj është pasi shtetasja E. B. është larguar nga banesa për të bashkëjetuar me një shtetas tjetër, pa dëshirën e personave të lartëpërmendur F.B dhe Sh.B (familjarë të saj).

Theksojmë se shtetasit Sh. B. iu komunikua masa e sigurisë në ambientet e IEVP-së ku vuan dënimin, pasi është arrestuar më parë po nga Sektori Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për një ngjarje tjetër, për “Vrasje me paramendim” të ngelur në tentativë, të ndodhur në Tiranë, në vitin 2017. Ky shtetas aktualisht është duke vuajtur dënimin me 13 vite burgim.

Ndërsa pas daljes së masës së sigurisë për shtetasin F. B., Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas marrjes së informacioneve të shpejta në rrugë operative nga ana e specialistëve dhe ndihmësspecialistëve bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në momentin e kapjes këtij shtetasi i është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë thikë.

Në kuadër të operacionit Policia e Shtetit falënderon Agjencinë e Kosovës për Forezikë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë në lidhje me identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë ligjore të kësaj çështjeje.

Materialet në ngarkim të shtetasve F. B. dhe Sh. B. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për veprat penale ”Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, ”Mbajtja pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” dhe ”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .

Etiketa: 2012Eglantina Bucivrasje

Lajme të lidhura

BOTA

Nga vrasjet tek sabotimet, si Rusia po e sulmon Europën me anë të inteligjencës

08:12 : 09/06/2025
AKTUALITET

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

21:28 : 08/06/2025
AKTUALITET

“Miqtë që u bënë armiq”/ Si nisi lufta e shokëve të fëmijërisë në Elbasan! (Lista e vrasjeve)

19:41 : 08/06/2025
AKTUALITET

Maliq/ 35-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur

13:15 : 07/06/2025
AKTUALITET

Dëshmia e Erion Alibejt, gazetarja jep detaje: Vrasje në seri për hakmarrje

21:26 : 05/06/2025
BOTA

Tronditëse në SHBA/ Babai akuzohet për vrasj*n e tre vajzave të tij të mitura

17:23 : 05/06/2025
Para

Lovren: Ronaldo mbetet një “makinë”, do të jetë i rrezikshëm edhe në moshën 40 vjeç!

TË GJITHA

Shisnin drogëra të forta, arrestohen 2 angelzët në Dhërmi

14:12 : 09/06/2025

Kursi i Euros ulet sërish poshtë 98 lekëve, ja faktorët që kanë ndikuar

14:05 : 09/06/2025

E rëndë/ 24-vjeçarja denoncon të riun: Më përdhunoi në plazhin e Borshit

13:59 : 09/06/2025

EMRAT/ Arrestohen dy shpërndarës droge në Berat, sekuestrohen 330 doza

13:55 : 09/06/2025

Maliqi falenderon kandidatët e listës së hapur: Ju bëtë maksimumin, por drejtimi la për të dëshiruar

13:42 : 09/06/2025

Dështon për të 29-n herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

13:35 : 09/06/2025

NRG e ‘mushkonjave’ nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP

13:23 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com