• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas Teatrit, Bashkia e Tiranës do të kontraktojë edhe kampusin e ri të Universitetit të Tiranës dhe godinat e Arteve

08:26 : 01/09/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Bashkia e Tiranës do të jetë autoriteti kontraktor që do të zhvillojë procedurat e prokurimit për disa objekte të arsimit. Ky autorizim i është dhënë nga qeveria, në një vendim të marrë në 29 korrik të këtij viti dhe që hyn në fuqi tashmë duke qenë se është publikuar në fletoren zyrtare. Kjo është sipërmarrja e fundit për Bashkinë e kryeqytetit të ngjashme me skemën që u ndoq më herët me Teatrin Kombëtar ku bashkisë ju kalua e drejta e zhvillimit me një vendim të veçante nga qeverisja qendrore tek ky institucion vendor.

Vendimi për zhvillimin

Në pikën një të vendimit thuhet se bëhet përcaktimi i Bashkisë Tiranë, si autoritet kontraktor për të ndërmarrë e zhvilluar procedurat e prokurimit publik për projektet “Ndërtim i Kampusit të Ri të Universitetit të Tiranës”, “Ndërtim i godinave të Universitetit të Arteve të Tiranës” dhe “Ndërtim i Kampusit të Policisë së Shtetit, Policisë Shkencore dhe Akademisë së Sigurisë”.

“ Bashkia Tiranë të administrojë procedurat e prokurimit publik për zhvillimin e projekteve, me objekt “Ndërtim i Kampusit të Ri të Universitetit të Tiranës”, “Ndërtim i godinave të Universitetit të Arteve të Tiranës” dhe “Ndërtim i Kampusit të Policisë së Shtetit, Policisë Shkencore dhe Akademisë së Sigurisë”.

Efektet financiare për zhvillimin e këtyre procedurave përballohen nga buxheti i shtetit.

Lexo edhe:

Veliaj “sajoi” rrugë te prona e Ajolës/ Gjykata: Shkelje e rëndë, por nuk shohim “konflikt interesi”

Paguan miliarda e s’morën shërbim, zyrtarët e bashkive japin shpjegime për kontratën me “ECO-ELB”

Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Kulturës, Ministria e Brendshme dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare” thuhet në vendim.

Vendimi per Teatrin

Me heret në një vendim të qeverisë te dates 8 maj 2020 saktësohej zona kadastrale ku përfshihet ky objekt si dhe të drejtat që ka bashkia për të zbatuar projektin e ri. Kështu në pikën 1 të vendimit bëhej “kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “Teatri Kombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë, me sipërfaqe totale 5 522.7 (pesë mijë e pesëqind e njëzet e dy pikë shtatë) m2, me adresë: rruga “S. Toptani”, Tiranë, me qëllim ndërtimin e një godine bashkëkohore dhe me standarde tëTeatrit Kombëtar, në konsultim me të gjitha grupet e interesit, sipas hartës kadastrale që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij”.

Pika dy e vendimit nënvizonte se Bashkia e Tiranës nuk ka të drejtë që të ndryshojë destinacionin e pasurisë që i kalon në pronësi dhe as mund tua japë këtë të tretëve.

Së treti vendimi nënvizonte se pasuria e përcaktuar në pikën 1, të këtijvendimi, i shtohet listës përfundimtare të pjesshme të pronave të paluajtshme publike shtetërore, miratuar me vendimin nr.219, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pjesshme (pjesa e parë + pjesa e dytë) të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të njësisë administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar./MONITOR/

Etiketa: BashkiaTeatriuniversiteti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Veliaj “sajoi” rrugë te prona e Ajolës/ Gjykata: Shkelje e rëndë, por nuk shohim “konflikt interesi”

10:18 : 29/06/2025
AKTUALITET

Paguan miliarda e s’morën shërbim, zyrtarët e bashkive japin shpjegime për kontratën me “ECO-ELB”

09:40 : 29/06/2025
AKTUALITET

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë! Ministria i jep grant investimi, bashkia ia djeg

21:29 : 23/06/2025
AKTUALITET

U prishën shtëpitë para 4 vitesh, banorët në Durrës ende pa dëmshpërblim e bonus qiraje

20:58 : 23/06/2025
AKTUALITET

Bashkia në borxhe, Ristani bën tender 465 MLN lekë për poltron! KPP anulon kriteret “diskriminuese”

12:44 : 22/06/2025
AKTUALITET

Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe

13:42 : 21/06/2025
Para

Aksidenti në Elbasan, automjeti përplas 50-vjeçarin

TË GJITHA

Tkurret popullsia, mbi 150 mijë banorë ikën nga Kosova brenda pesë viteve

16:13 : 29/06/2025

Vlorë/ Me doza kokaine gati për shitje, arrestohet 36-vjeçari në Jalë

16:07 : 29/06/2025

Zhduken pa gjurmë një vajzë dhe një djalë në Tiranë

16:03 : 29/06/2025

Gjendet një trup i pajetë në Durrës

15:58 : 29/06/2025

S’mori ndihmë mjekësore/ Identifikohet pushuesi që ndërroi jetë tragjikisht në plazh (EMRI)

15:44 : 29/06/2025

Trump bën thirrje për arritje të marrëveshjes për përfundim të luftës në Gazë

15:28 : 29/06/2025

Napoli refuzon ofertën e Liverpool për Osimhen, kërkon 75 milionë euro

15:28 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com