• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Sergio Kalaj, talenti i Shpresës është gati për hapin e madh!

12:51 : 17/08/2020
në SPORT

Sergio Kalaj është nga futbollistët më premtues të brezit të tij. Ai luan si qendërmbrojtës dhe aktualisht është pjesë e Kombëtares U-21, ku ka bërë paraqitje të mira dhe pret të bëjë hapin e madh në karrierë, me Kombëtaren dhe me klubin.

Shtatlarti i rritur në Itali është pjesë e ekipit të moshave të Lazios, ndërkohë që është grumbulluar edhe në disa takime me ekipin e parë, por duhet të presë ende për debutimin në skenën e madhe të futbollit italian, Serie A.

Në intervistën për rubrikën “Talenti Shqiptar” në fshf.org, Kalaj tregon pasionin e tij për futbollin dhe emocionet që ka përjetuar kur ka debutuar me fanellën kuqezi. Gjithashtu, mbrojtësi flet për objektivat që ka në të ardhmen dhe raportet në ekipin kombëtar U-21.

– Si lindën dëshira dhe pasioni për futboll?

– Dashurinë e madhe për futbollin ma ka trashëguar im atë. Ai gjithmonë ka dashur të bëhej futbollist, por jeta nuk ia dha mundësinë. Që kur isha i vogël më ka folur për futbollin dhe dëshira ime e madhe, sa herë prekja topin me këmbë, ishte që të bëhesha futbollist profesionist, jo vetëm për vete, por edhe për të, për t’i plotësuar në një farë mënyrë ëndrrën që ai nuk arriti ta realizonte dot vetë.

Lexo edhe:

Sergio Kalaj, mbrojtësi nga Malësia e Madhe bëhet pjesë e Serisë A

Një tjetër shqiptar në Serie B, Frosinone drejt marrëveshjes

– Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

– Siç e thashë, im atë më ka afruar me këtë sport. Falë tij, unë jam ky që jam sot, pasi që kur isha i vogël, ai jo vetëm më fliste, por më ndiqte kudo ku unë stërvitesha dhe ka besuar shumë tek unë.

– Si është marrëdhënia jote me grupin dhe trajnerin?

– Raporti me ekipin kombëtar është i shkëlqyer, si me shokët e skuadrës ashtu edhe me trajnerin, i cili më jep gjithmonë këshilla që të përmirësohem. Edhe tek ekipi i Lazios, si skuadër kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe ndjehem si në shtëpinë time. Në fakt, me ngjyrat bardhekaltër kam një lidhje të veçantë, pasi e gjithë familja ime dhe kushërinjtë e mi mbështesin ekipin lacial.

– Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga Kombëtarja?

– Kur më erdhi ftesa për të qenë pjesë e kombëtares, t’ju them të drejtën nuk e besoja dot. Ishte një ditë shumë e veçantë për mua. Pastaj, debutimi me kombëtaren ishte një moment tjetër i veçantë dhe në fakt e konsideroj si një moment krenarie, të cilin nuk do ta harroj kurrë në jetë.

– I rishikon ndeshjet e tua pasi luan? Dhe nëse po, çfarë i thua vetes?

– Shoh çdo ndeshje që luaj, si të kombëtares, ashtu edhe të klubit, pasi e shoh të nevojshme. Për moshën që kam, mendoj se duhet të shikoj çdo ndeshje, për t’u përmirësuar në ndeshjet e ardhshme.

– Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani?

– Nuk mund të them se kam vetëm një episod apo moment të lumtur, pasi unë konsideroj si moment të lumtur çdo herë që grumbullohem me kombëtaren dhe mbaj veshur fanellën kuqezi. Gjithashtu, edhe kur grumbullohem me skuadrën e parë te Lazio, jam pafundësisht i lumtur, pasi mësoj shumë nga ata.

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

– Më shumë se sa unë, familja ime ka sakrifikuar për mua, pasi kanë bërë gjithçka që unë të jem këtu ku jam sot. Shpresoj që një ditë t’i bëj krenar dhe t’i kthej gjithçka përmes futbollit.

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?

– Dua që të përmirësohem çdo ditë e më shumë në mënyrë që të bëhem një futbollist sa më i mirë. Ëndrra më e madhe që kam është të bëhem titullar me ekipin e Lazios dhe me kombëtaren shqiptare.

– Cila është këshilla më e vyer që ke marrë dhe nga kush?

– Kam marrë shumë këshilla në fakt, që nga lojtarët e skuadrës së parë tek ekipi i Lazios, ashtu edhe nga misterat, e Lazios dhe Shqipërisë. Nuk mund të lë pa përmendur edhe këshillat e çmuara që kam marrë nga ish-futbollisti i kombëtares sonë, Igli Tare.

– Cili është idhulli yt në Kombëtaren ideale?

– Idhulli im është Lorik Cana. E kam admiruar gjithnjë për lojën që ka bërë dhe kam pasur edhe fatin ta njoh jashtë fushe./ fshf.org

Etiketa: Sergio Kalaj

Lajme të lidhura

SPORT

Sergio Kalaj, mbrojtësi nga Malësia e Madhe bëhet pjesë e Serisë A

14:08 : 25/06/2023
SPORT

Një tjetër shqiptar në Serie B, Frosinone drejt marrëveshjes

20:53 : 06/01/2022
Para

Burri përleshet me peshkaqenin për të shpëtuar gruan

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com