Greqia është duke realizuar një maratonë diplomatike për t’iu kundërvënë Turqisë në përplasjen në Egje.
Siç raportojnë mediat greke, pritet që muajin e ardhshëm katër ushtri, siç është ajo e Greqisë, Izraelit, Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe të zhvillojnë një stërvitje të madhe detare në zonën ku aktualisht është duke kryer kërkime anija turke “Oruç Reis”.
“Vendimi është marrë sëfundmi si një kundërpërgjigje ndaj kërcënimit turk, ndërsa qeveria ka miratuar edhe një fond të madh për të modernizuar ushtrinë”, raporton Protothema.
Qeveria greke ka miratuar një fond prej 1.5 miliard dollar për të blerë armatime për ushtrinë, në kuadër të modernizimit të ushtrisë.
Më herët, ushtria greke kishte organizuar një stërvitje ushtarake me marinën franceze në Egjeun Lindor, gjë të cilën mediat greke e cilësuan si përgjigje ndaj Turqisë dhe kërkimeve që ajo po kryen në Zonën Ekskluzive Ekonomike të Greqisë në Egjeun Lindor.