Trupi i pajetë i Bekim Demajt, 24-vjeçarit i cili u mbyt një ditë më parë në liqenin e Shkodrës, është gjetur mesditën e sotme nga polumbarët.
Mësohet se i riu kishte dalë në liqen me varkë, bashkë me 3 shokë të tjerë, por pasi është hedhur në ujë, nuk ka dalë më. 24-vjeçari u mbyt në vendin e quajtur “Balshaj”.
24-vjeçari banonte në fshatin Ktosh, në Malësinë e Madhe.