• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimet e reja për sulmin ndaj hotelit në Tushemisht/ Ku fshiheshin autorët, një prej tyre i përfshirë në “masakrën e Lushnjes” (VIDEO)

10:15 : 14/08/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Numri i të ndaluarve për sulmin me armë ndaj hotelit dhe makinave të pushuesve në Tushemisht, orët e para të mëngjesit të 8 Gushtit, është rritur në 7. Këtë të Premte, policia njoftoi vënien në pranga të një tjetër organizatori të ngjarjes, ekzekutori i saj dhe një bashkëpunëtor i tyre, ndërsa 5 persona janë arrestuar ditët e fundit.

Ekzekutori i ngjarjes, sqaroi policia, është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve në Lushnjë – ngjarje e njohur dhe si “masakra e Lushnjes”, si dhe për vjedhjen me dhunë të një automjeti në Korçë.

Gjatë aksionit, të zhvilluar nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në me Komisariatin e Policisë Pogradec, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, janë sekuestruar armë zjarri, armë të ftohta, armë gjuetie, sasi me municion luftarak, krehra, dokumente të dyshuara si të falsifikuara dhe sasi monetare.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2020/08/WhatsApp-Video-2020-08-14-at-9.45.45-AM.mp4

Të arrestuarit

Policia njoftoi se, “në kuadër të hetimeve proaktive të koordinuara nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të ndjekura nga strukturat hetimore të DVP Korçë dhe të DVP Tiranë, u arrit të lokalizohej baza ku fshihej organizatori dhe persona të tjerë të përfshirë në ngjarjen në Tushemisht. Si rezultat, strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, në bashkëpunim të ngushtë me DVP Tiranë, Komisariatin e Policisë Pogradec, Forcat e Posaçme Opreacionale në DPPSH, si edhe Repartin Special RENEA, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, falë koordinimit të veprimeve dhe përdorimit të dronit finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar ‘Driloni’ si rezultat i të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

Lexo edhe:

“Flamingot” apo mungesa e vizionit, çfarë po e dëmton turizmin në Shqipëri?

Përtej Pediatrisë: Me çfarë kushtesh përballen pacientët në QKUK?

  • Meardi Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës);
  • Anterio Kaloshi, 29 vjeç, banues në Lushnjë (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës);
  • Ervin Kalaja, 40 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale ‘Armëmbajtja pa leje’)”.

Shërbimet e Forcave Operacionale kanë bërë kapjen në flagrancë të tyre në zonën e Linzës, Tiranë, në garazhin e shtetasit Ervin Kalaja, i cili dyshohet se ka përkrahur pas kryerjes së krimit, Meardi Berberin, duke i mundësuar kushte dhe mjete për jetesë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, këtyre shtetasve iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 thikë, krehra, sasi municioni luftarak, të cilat i posedonin pa leje, dokumente të dyshuara si të falsifikuara, sasi monetare në lek dhe euro.

Gjithashtu janë sekuestruar pjesë të ndryshme të armëve të zjarrit që dyshohet se janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale, të cilat do dërgohen për ekzaminim ne laboratorin shkencor.

Hetimet dhe ngjarjet kriminale ku janë përfshirë autorët

Sipas hetimeve, Meardi Berberi, në bashkëpunim me Ilir Berberiin (i ndaluar më herët), të dy në rolin e organizatorëve, si edhe shtetasi Anterio Kaloshi në rolin e ekzekutorit, më datë 08 Gusht, dyshohet se kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, djalin e pronarit të hotelit në Tushemisht, shtetasin Jetmir Muçllari, ku si pasojë e të shtënave me armë, janë dëmtuar godina e hotelit dhe 7 automjete të parkuara pranë tij.

Gjithashtu ndaj shtetasit Meardi Berberi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, kryer në bashkëpunim”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 10 Shkurt, në lagjen nr. 3, përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, ku në bashkëpunim me shtetas të tjerë ka kanosur pronarin e hotelit për të mos dëshmuar në një seancë gjyqësore, si edhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe të IEVP-së gjatë kryerjes së detyrës.

Ndërsa ndaj shtetasit Anterio Kaloshi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 7 Mars 2018, në lagjen nr. 1, në Korçë, ku në bashkëpunim me shtetas të tjerë kanë vjedhur me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.G.

Gjithashtu ndaj Anterio Kaloshit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike” në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 11 Tetor 2017, në lagjen “Loni Dhano” Lushnjë – ngjarje e njohur dhe si masakra e Lushnjes.

Dyshohet se Kaloshi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri tip automatik shtetasit Zamir Latifi, dhe Jurgen Hoxha, si edhe kanë plagosur dy persona të tjerë.

Një në kërkim

Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim B. S., në kuadër të këtij operacioni, njoftoi policia.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij grupi, shtuan të njëjtat burime.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Flamingot” apo mungesa e vizionit, çfarë po e dëmton turizmin në Shqipëri?

16:00 : 24/07/2026
RAJONI

Përtej Pediatrisë: Me çfarë kushtesh përballen pacientët në QKUK?

15:59 : 24/07/2026
AKTUALITET

Furtunë në Gramsh, reshje shiu e breshëri dhe erë e fortë përfshijnë zonën

15:48 : 24/07/2026
AKTUALITET

Mbyllet aplikacioni “One IPTV Player”, hiqet nga Google Play Store

15:39 : 24/07/2026
AKTUALITET

Misteri i vrasjes së Edmond Sulës, Policia kontrolle banesash në Bërxullë

15:26 : 24/07/2026
BOTA

Vala e falimentimeve në Gjermani, alarm për ekonominë?

15:16 : 24/07/2026
Para

Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë/ Merkel tenton të zbusë gjakrat

TË GJITHA

“Flamingot” apo mungesa e vizionit, çfarë po e dëmton turizmin në Shqipëri?

16:00 : 24/07/2026

Përtej Pediatrisë: Me çfarë kushtesh përballen pacientët në QKUK?

15:59 : 24/07/2026

Furtunë në Gramsh, reshje shiu e breshëri dhe erë e fortë përfshijnë zonën

15:48 : 24/07/2026

Mbyllet aplikacioni “One IPTV Player”, hiqet nga Google Play Store

15:39 : 24/07/2026

Misteri i vrasjes së Edmond Sulës, Policia kontrolle banesash në Bërxullë

15:26 : 24/07/2026

Vala e falimentimeve në Gjermani, alarm për ekonominë?

15:16 : 24/07/2026

Moti i keq në Korçë/ Pema rrezohet në trotuar, bllokon kalimin e këmbësorëve

15:09 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibomJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibombetciojojobetgrandpashabetcasibom