Për të tretën ditë radhazi, Italia ka regjistruar një rritje të rasteve të reja me koronavirus.
Sipas Worldometers, në 24 orët e fundit janë regjistruar 522 raste të reja, ndërsa dje u regjistruan 476 raste.
Ndërkohë, në krahasim me dje ka pasur një rënie të numrit të viktimave. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 viktima, katër më pak se ditën e djeshme.
Deri më tani, Italia ka regjistruar 252.235 raste me COVID-19 dhe 35.231 viktima. Aktualisht, në shtetin fqinj janë 14.081 raste aktive me koronavirus.
Rreth 21 milionë njerëz nga e gjithë bota janë prekur nga COVID-19, ndërsa mbi 749 mijë persona kanë humbur jetën.