Vjollca Braho, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, njofton se është shëruar nga COVID-19, në një reagim të velur nga servilizmi…
Në një status në FB, ajo tregon se pas një muaji e shtruar në spitalin COVID-2, “Shefqet Ndroqi”, ka mposhtur sëmundjen dhe bën apel për kujdes.
Më tej, serviloset ndaj ministres së Shëndetësisë. “Falenderoj Ogertën, Ministren e Shëndetësisë që çdo ditë interesohej për ecurinë e sëmundjes time”, shkruan ajo.
Vjollca Braho ngre në piedestal dhe shërbimin që i është ofruar në spital, me gjasë i ndikuar nga detyra e saj.
Ndërkohë, që në media janë denoncuar me zë dhe figurë raste të qytetarëve që luftojnë për jetën, të lënë pas dore nga autoritetet shëndetësore.
Nga moskryerja e tamponëve të personave me simptoma të virusit e në gjendje të rënduar, te braktisja e pacientëve të infektuar me COVID-19 nëpër banesa, pa u ofruar ndihmë mjekësore. Rastet skandaloze që tregojnë një degradim të shërimit shëndetësor dhe një dështim të autoriteteve në përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19 janë kthyer tanimë në ndodhi të rëndomta.
Megjithatë, për Vjollcën, pjesë e këtij ekipi që i ka lënë qytetarët në mëshirën e fatit, “ekipet tona mjeke ekselente na i ka zili bota” dhe kemi një “mjekësi heroike” që duhet ti jemi mirënjohur për atë ç’ka po bën për ne.