I infektuari me koronavirus mund të ketë infektuar të gjithë stafin e urgjencës në Spitalin e Gramshit, pasi tre ditët e fundit është paraqitur pranë urgjencës me simtoma të ndryshme, ku merrte edhe mjekim.
Ndërkohë, nuk dihet ende fati i 20 punonjësve të repartit të urgjencës, të cilët po presin në ankth përgjigjet, pasi një ditë më parë iu është bërë tamponi.
Nëse përgjigjet e tamponëve të këtyre punonjësve dalin pozitivë Urgjenca e Spitalit të Gramshit do të mbyllet, për shkak të mungesës së personelit. Nga ana tjetër, menjëherë pas konfirmimit të rastit pozitiv, është dezinfektuar pallati ku ai banonte.