4 të vdekur dhe një i plagosur, është ky bilanci i frikshëm i kësaj të enjteje në vendin tonë, ku duket se krimi lulëzon frikshëm në disa prej qyteteve të vendit. Elbasani, është një prej tyre ku duket se bandat përplasen, e pas prishjes së marrëveshjeve shkaktojnë viktima, dhe krime tipike mafioze.
Gjithçka nisi mbrëmjen e djeshme ku u gjet i masakruar në afërsi të varrezave të qytetit 23-vjeçari Regis Runaj, i qëlluar disa herë me mjet prerës thikë. Runaj dyshohet se është vrarë në një tjetër vend, dhe trupi të jetë hedhur qëllimisht pranë varrezave që është një zonë e pandriçuar, që e bën dhe më të vështirë zbardhjen e ngjarjes.
E vetmja pistë ku po hetohet derimë tani është ajo e lidhjes së tij, me një tjetër viktime të disa ditëve më parë në Elbasan Emiljano Ramazani, me të cilin kishin miqësi të afërt. Ramazani dyshohet se u vra për prishjen e pazareve të drogës.
Pa u mbyllur ende mirë kqyrja e vendit të ngjarjes, ku u gjet i vdèkur 23-vjeçari, një tjetër vràsje u shënua në Elbasan rreth orës 05;00 të mëngjesit, ku viktimë mbeti 40-vjeçari Florjan Lamçe, një emër i njohur ku për blutë e Elbasanit, pasi ishte hetuar për plasosje dhe vràsje, ndërkohë që një prej dyshimeve që ka rënduar ndaj tij, është dhe ajo e përdorimit si vràsës me pagesë, nga grupet kriminale në Elbasan.
Lidhur me ngjarjen, që sipas policisë ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes personave të dehur, janë shoqëruar për në komisariat shtetasit Antonio Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, ky i fundit dhënri i ish-kryebashkiakut socialist të Elbasanit Qazim Sejdini.
Policia deklaron se mes personave ka pasur një sherr me shishe, në ambientet e jashtme të lokalit në qendër të qytetit, dhe për pasojë Lamçe ka gjetur vdèkjen, ndërkohë që janë lënduar dhe dy personat e tjerë të cilët janë shoqëruar. Pritet një hetim më i gjerë për ngjarjen, pasi burime për Faxweb.al thonë se konflikti mund të ketë nisur edhe për çështje që lidhen me veprimtari kriminale.
Ndërkohë Policia e Durrësit nga ana tjetër njoftoi për një tjetër ngjarje të rëndë ndodhur pak para mesnate, ku mbeti i vrarë një person, dhe u plagos një tjetër, të cilët ishin vëllezër mes tyre. Fadil Çaliku ka humbur jetën, ndërsa Fiqiriu ka mundur të mbijetojë.
Dy vëllezërit nga fshati Xhafzotaj kishin ditë që kishin kuptuar se një person po u vidhte misrin në tokat e mbjella prej tyre. Për këtë arsye ata kishin ditë që mbanin nën mbikqyrje zonën për të kapur hajdutin, i cili u shfaq në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Dy vëllezrit pasi e kanë parë personin i cili shkoi për të vjedhur në arrën e tyre kanë marrë çiften e gjahut që dispononin me leje dhe kanë shkuar drejt tij. Për fat të keq reagimi i grábitësit ka qenë i menjëhershëm dhe e ka qëlluar Fadil Çalikun me thíkë drejt e në zemër duke i marrë në mënyrë të menjëhershmë jetën dhe gjithashtu ka plágosur vëllain e tij Fiqiriun. Policia nuk ka mundur që të identifikojë dhe të kapë ende autorin e kësaj ngjarje të rëndë.
Po ashtu një tjetër ngjarje ka ndodhur në Tiranë, ku jë person është gjetur i pajetë në një banesë në zonën e Farkës. Dyshimet e para janë se 37-vjeçari të ketë kryer vetëvràsje, por ngjarja është ende duke u verifikuar nga grupi i hetimit.
Në trupin e të ndjerit janë konstatuar disa plagë të shkaktuara nga àrma e zjarrit. Nuk dihet ende identiteti i personit të pajetë, ndërsa polícia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e saj.
Pas kaq shumë ngjarjesh të rënda të ndodhura në harkun kohor të më pak se 8 orëve, natyrshëm lind pyetja: Sa të sigurt jemi që jetojmë në Shqipëri?! /Faxweb/