Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale, se pushteti i Edi Ramës nuk ofron asnjë garanci për amnistinë fiskale, ndërsa e konsideron OFL një sajesë politike të Kryeministrit.
“Kam bindjen se pushteti absolut i Edi Ramës nuk është garanci për shumë shqiptarë mbajtës parash në rrugë jobankare. Kudo qofshin ato, brenda ose jashtë vendit.
Asnjë garanci nuk iu ofron një pushtet absolut i një njeriu të vetëm. Asnjë garanci nuk ofrohet kur Kushtetuta, Ligji, Gjykata, Prokuroria zëvendësohen nga OFL.
Kush do guxonte të hidhte para në bankë sot dhe pas një muaji të ishte subjekt i verifikimit nga OFL?!
Më mirë të jesh subjekt i veprës penale e të të verifikojë gjykata sesa OFL, një sajesë politike e telekomanduar…”, shkruan Manjani.
Ish-ministri shprehet se e mbështet idenë e një amnistie të madhe, si kusht për të kufizuar në mos mbyllur fare informalitetit tepër të lartë në vend.
Por, sipas tij, amnistia ka kuptim në shtete ku ekzistojnë ligji dhe siguria juridike.
Postimi nga Ylli Manjani
Për amnistinë.
=======
Kam bindjen se pushteti absolut i Edi Ramës nuk është garanci për shumë shqiptarë mbajtës parash në rrugë jobankare. Kudo qofshin ato, brenda ose jashtë vendit.
Asnjë garanci nuk iu ofron një pushtet absolut i një njeriu të vetëm. Asnjë garanci nuk ofrohet kur Kushtetuta, Ligji, Gjykata, Prokuroria zëvendësohen nga OFL.
Kush do guxonte të hidhte para në bankë sot dhe pas një muaji të ishte subjekt i verifikimit nga OFL?!
Më mirë të jesh subjekt i veprës penale e të të verifikojë gjykata sesa OFL, një sajesë politike e telekomanduar…
E kështu me radhë, garancitë përhumben gjithnjë e më shumë kur shohin se si një njeri i vetëm grisi një marrëveshje politike për ta zëvendësuar me një tjetër në parlamentin mbushur me gjë të gjallë, borxhlinj e kumarxhinj.
Cili do të rriskonte ti përgjigjej pozitivisht një amnistie të tillë?!
Personalisht e mbështes idenë e një amnistie të madhe, si kusht për të kufizuar në mos mbyllur fare informalitetit tepër të lartë në vend.
Por Amnistia ka kuptim në shtete ku ekzistojnë ligji dhe siguria juridike. Asnjëra e as tjetra nuk ekziston më nën rregjimin politik të Edi Ramës.
Ndaj mbajtësit e parave jashtë bankare nuk duhen trajtuar si budallenj…
Ah, po! Ata që janë pjesë e grupit të tij, nuk kanë nevojë për amnisti. Ata mund të investojnë para pa hesap se nuk i thotë askush asgjë, për sa kohë të gjithë varen nga Ai.
Ndaj kot e shtynë atë ligjin. Ta bëjnë që nesër se kot e kanë… Rezultati do ishte thuajse kot.