Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë çifti më i dashur për publikun shqiptar. Ata janë prej vitesh në krahët e njëri-tjetrit dhe janë prindër të dy fëmijëve, Ameli dhe Duam. Megjithatë duket se çifti nuk ka ndërmend të ndalet me kaq port ë zgjerojnë familjen e tyre.
Në një mini-intervistë me ndjekësit e saj, Miriam la të nënkuptohet se ka ndërmend të bëjë sërish fëmijë.
“Mendon të kesh edhe ndonjë fëmijë tjetër?”- e pyeti një prej fansave.
Ndërsa këngëtarja u përgjigj: “Pse jo? Kurrë mos thuaj kurrë. Fëmijët janë parajsa mbi tokë.”
Në dukje, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë çifti perfekt, megjithatë edhe ata kanë zënkat mes tyre.
Këngëtarja rrëfeu se tema kryesore për të cilën zihen janë fëmijët.
“Natyrisht që grindemi dhe tema numër 1 cila është? Fëmijët. Pse bërë zhurmë e zgjove? Pse e puthe aq shpejt? Pse e rrotullove aq shpejt? Pse e ushqeve aq shpejt? Pse, pse, pse?”- u shpreh ajo.
Ndërkaq, këngëtarja tregoi se bashkëshorti i saj është një baba shumë i përkushtuar dhe mjaft i lidhur me fëmijët.
“Është shumë i përkushtuar dhe tepër i lidhur me fëmijët. Në shtëpinë tonë mbajmë radhën për të puthur e përkëdhelur Amelin dhe Duamin. E kemi pak të tepruar këtë pjesë, por nuk rezistojmë dot,”- shkroi Miriam Cani.
Gjithashtu foli edhe për situatën e koronavirusit, duke treguar sesi po e kalon këtë periudhë.
“Natyrisht duke bërë shumë kujdes sepse përveç vetes kemi edhe përgjegjësinë e fëmijëve në shtëpi. Për mua kjo periudhë me ose pa virus e njëjtë do kishte qenë pasi lindi Duam dhe i gjithë përqendrimi dhe energjia ime shkoi aty. Uroj që kjo situatë të zbutet dhe ti kthehemi normalitetit sa më shpejt,”– përfundoi këngëtarja.