• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Skënderbeu negocion me UEFA-n. Ja manovra për uljen e dënimit

21:39 : 23/07/2020
në SPORT

Prej ditësh po qarkullon në opinionin sportiv lajmi se Gjykata Federale e Zvicrës e ka dhënë vendimin për çështjen “Skënderbeu”. Vendim i cili pretendohet se i është bërë me dije klubit bardhekuq, ndonëse nuk është bërë publik. Një lajm ky që ka shkaktuar zhurmë të madhe në lidhje me vërtetësinë e tij, por edhe me vijimësinë e projektit të Skënderbeut në varësi të asaj çka është vendosur. Nisur nga një situatë e tillë, Skënderbeu ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp, ku thuhet se vendimi i Gjykatës Federale për dënimin e klubit korçar ende nuk ka ardhur, ndryshe nga sa është përfolur së fundmi.Skenderbeu festa e golit ndaj Vllaznise

Klubi bën me dije se ishte parashikuar që vendimi të jepej në fund të muajit të kaluar, por për shkak të pandemisë është shtyrë dhe ende nuk ka një datë fikse se kur do të jepet. Gjithashtu, Skënderbeu shkruan se në rast se vendimi do të dalë, atëherë ai do të publikohet menjëherë edhe nga klubi, por edhe nga vetë Gjykata Federale.

REAGIMI

Klubi korçar ka bërë dje këtë deklaratë për shtyp: “Duke marrë parasysh aludimet e vazhdueshme në mediat vizive, ‘online’ dhe në shtypin e shkruar, KF Skënderbeu kërkon të sqarojë opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se nuk ka ende një vendim përfundimtar nga Gjykata Federale në Zvicër në lidhje me apelimin e kryer nga klubi. Vendimi i cili pritej në fund të muajit qershor është shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia ‘COVID-19’ dhe nuk ka një datë fikse për publikimin e vendimit përfundimtar. Klubi i futbollit Skënderbeu mbetet në pritje të vendimit dhe sigurojmë tifozët dhe opinionin publik se çdo vendim do të publikohet në kohë reale jo vetëm nga klubi, por edhe nga Gjykata Federale. U bëjmë thirrje mediave të mos aludojnë me lajme krejtësisht të pavërteta duke pasur parasysh edhe ndjeshmërinë që ka çështja në fjalë për klubin dhe tifozët e Skënderbeut”.Skenderbeu goli

MANOVRA NË UEFA

Lexo edhe:

Kryebashkiaku i Kuçovës rrezikon Mandatin, Gjykata e Lartë: KQZ të vendosë, u fsheh dënimi në Greqi

Shpërdoroi 700 mijë euro fonde të UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar i Federatës së Futbollit në RMV

Pa dyshim që dalja e një vendimi zyrtar nga ana e Gjykatës Federale në Zvicër do të sillte menjëherë planin e veprimit të klubit bardhekuq, në të dyja rastet. Nëse vendimi do të ishte pozitiv, atëherë do të kishim një rikthim të Skënderbeut në pozicionin e pretendentit për sezonin e ardhshëm. Në të kundërt, klubi do të shihte rrugën që do të ndiqej në rast se vendimi do të ishte negativ. Në të tilla kushte korçarët janë ende nën ankthin e pritjes. Ndërsa nga sa bëhet me dije nga burime pranë klubit, vendimi i Gjykatës Federale pritet që të bëhet publik menjëherë pas mbylljes së kampionatit.

“Panorama Sport” ka mësuar nga burime të ndryshme, si pranë klubit dhe FSHF-së, se Skënderbeu po mundohet të vërë në veprim manovrën e tij duke negociuar me UEFA-n. Këto burime bëjnë me dije se klubi korçar kërkon të arrijë një marrëveshje me UEFA-n për reduktimin e dënimit të dhënë, duke u mjaftuar me periudhën që kanë shlyer deri tani. Ndaj, me shpresën e arritjes së këtij qëllimi, Skënderbeu nuk heq dorë nga sigurimi i një bilete për në Kupat e Europës.

Skënderbeu është dënuar me 10 kualifikime mospjesëmarrje në Europë, ku nga këto ka shlyer katër vite deri tani. Kjo marrëveshje mund të ishte e leverdishme për të dyja palët për momentin, pasi UEFA ia ka arritur qëllimit duke e bërë Skënderbeun shembull ndërkombëtar, por edhe korçarëve do t’u jepte mundësinë për t’u kthyer më shpejt te projektet e mëdha, ashtu si në vitet “e arta”. /Panorama/

Etiketa: denimiSkenderbeuuefa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kryebashkiaku i Kuçovës rrezikon Mandatin, Gjykata e Lartë: KQZ të vendosë, u fsheh dënimi në Greqi

16:18 : 28/04/2026
RAJONI

Shpërdoroi 700 mijë euro fonde të UEFA-s, arrestohet ish-presidenti shqiptar i Federatës së Futbollit në RMV

10:35 : 23/04/2026
SPORT

Skënderbeu dhe Laçi ngjiten zyrtarisht në Superligë

17:52 : 19/04/2026
SPORT

UEFA cakton gjyqtarin e finales së ‘Play-off’-it Kosovë-Turqi

21:51 : 28/03/2026
AKTUALITET

Mbërrin në KLGJ shkresa për Irena Gjokën, Prokuroria e Përgjithshme: Vendimi i gjykatës greke është autentik

18:08 : 21/01/2026
Lajmet e Dites

Skënderbeu forcon sulmin, arrin akordin me lojtarin e Elbasanit

15:08 : 16/01/2026
Para

Bullgarët në sheshe kundër qeverisë: Ndjehemi të turpëruar

TË GJITHA

Vrasja e efektivit dhe plagosja e një tjetri, shoqërohet në polici nëna e autorit Violand Braçellari

15:35 : 04/06/2026

75 mln € pa asnjë garë/ Rama i jep Ron Yeffet koncesionin 20-vjeçar për rezervën e karburanteve

15:31 : 04/06/2026

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom