• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një libër për të kuptuar sjelljen e autokratit gjatë pandemisë

23:05 : 20/07/2020
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Prej gati 5 muajsh, që kur Shqipëria ashtu sikurse gjithë bota është ngërthyer në një betejë sa të frikshme dhe po aq të panjohur me Covid-19, në mjedisin tonë politik është kthyer parç dhe mrapsh një pyetje: A doli më i fortë apo më i dobët kryeministri Rama nga kjo krizë sanitare?

Në fakt, kjo dilemë, që është shtruar për shumë nga regjimet autokratike anë e mbanë botës, gjen një pjesë të përgjigjes së saj në një ese të mrekullueshme të një prej intelektualëve më në zë të kontinentit, Ivan Krastev.

Tek “Mbërriti e ndesërmja, thua”? (Botim i Institutit Shqiptar të Mediave, përkthyer nga Virgjil Muçi, 500 lekë), përkrah fatit të Europës, rolit të Kinës, vënies në dyshim të rendit liberal, pezullimit të demokracisë dhe ndryshimit të funksionimit të kapitalizmit, shqyrtohet edhe roli i autokratëve përgjatë periudhës së pandemisë.

Lexo edhe:

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

Krastev thekson se “udhëheqësit autoritarë lulëzojnë në kohë krizash pasi ata janë elokuentë në politikën e frikës”.

Ai analizon shembullin e Viktor Orbanit që frymëzoi mosbesimin ndaj mediave, uzurpimin e institucioneve, anashkalimin e parlamentit dhe zhdukjen e “njerëzve të shesheve”, që protestojnë në rrugë dhe që janë një kufi i qarte ndarës mes demokracive të vërteta liberale dhe sozive të tyre të helmatisura.

Këto karaktristika ngjajnë tepër edhe me atë që përjetuam ne.

Edi Rama na shfaqej çdo mbrëmje në ekrane për të na frikësuar me kufomat që mbeteshin pa varrosur dhe me gënjeshtra si ajo videoja e dhunës së policisë spanjolle.

Ai bënte thirrje live dhe me mesazhe zanore në celular për të mos pasur besim tek mediat. Ai u bë zot i plotfuqishëm duke ndaluar tubimet e protestës (por jo shembjen e teatrit) duke dirigjuar daljen në rrugë të pensionistëve dhe nënave më fëmijë, duke u sjellë si gjenerali që do na printe në fitoren e kësaj beteje.

Pikërisht ky “lulëzim prej udhëheqësi autokratik” i bëri shumë nga idhtarët e tij të flisnin për rishpikjen e vetes nga kryeministri, për një pëlqyeshmëri maksimale të tij në publik, për meritat që ai merrte nga rrëmbimi i rolit të shpëtimtarit. Mediat pranë tij arritën deri në karikaturime të kësaj ideje duke shpallur sondazhe që e paraqesnin Ramën edhe si liderin botëror më të pëlqyer në Itali.

Pra shkurt, kovidi që po infektonte shqiptarët kishte kuruar imazhin e plagosur të kryeministrit të tyre.

Por, duke lexuar Ivan Krastevin, të vjen natyrshëm të mendosh në mënyrë më kritike.

Duke theksuar se të gjendur përballë të papriturave të një krize të panjohur shëndetësore, shtetet përballë frikës se mos gabonin, aplikuan pak a shumë politika të njëjta, ai arrin në përfundimin se: “Paradoksi i krizës së Coivid -19 është se i fuqizoi qeveritë duke u dhënë atyre pushtete të jashtëzakonshme, por, në të njëjtën kohë, fuqizoi edhe qytetarët, duke iu dhënë dorë të gjykojnë nëse qeveria e tyre punon më mirë apo më keq se ajo e vendeve të tjera”.

Pra, pikërisht ky lloj krahasimi, mes shteteve të ndodhura përballë të njëjtës fatkeqësi dhe që kanë aplikuar të njëjtat masa për të luftuar me të, na bën edhe ne shqiptarëve ta masin më lehtësisht “suksesin” e liderit tonë.

Dhe këtu rezultatet janë të pakundërshtueshme.

Ne jemi vendi që e kemi testuar në numër më të ulët se kushdo popullsinë tonë. Ne jemi shteti, që kemi dhënë ndihmën direkete financiare më të vogël në rajon (vetëm 0.8% pë PBB). Ne sot nuk plotësojmë kriterin e më pak se 16 të infektuarve për 100 mijë banorë, gjë që na ka mbyllur portat e BE-së.

Në librin e tij, Krastev vëzhgon se, ato vende që ishin të suksesshme në betejën me pandeminë, qenë të njëjtat që drejtoheshin nga qeveri transparente dhe me besim të lartë në opinionin publik.

Me kultin e sekretit për testet, vendodhjen e karantinës, numrin e respiratorëve dhe me sistemin e centralizuar vetëm në Facebookun e një njeriu, qeveria shqiptare e humbi edhe këtë shanc.

Prandaj, asaj publiku nuk ia dëgjon më këshillat për të mos u tubuar në mitingje, por vetëm në koncertet e Lali Erit.

Dhe pikërisht se e di që e ka dalë tashmë i humbur në këtë sfidë, Edi Rama nuk po sillet më si në prill-mars, duke bërë protagoinistin e vetëm që drejton luftën ndaj pandemisë.

Ai është tërhequr në rolin e qytetarit të thjeshtë që del në publik me maskë. Në rrjtet e tij sociale nuk ka më poza prej kryemjeku.

Dhe e gjitha kjo sepse avantazhit të fillimit prej shpëtimtari autoritarist, i doli boja shpejt. Ashtu sikurse vërehet në esenë e Krastev, Ramës i ra miti i supermenit, në momentin kur u bë i krahasueshëm me të tjerët. /Lapsi/

Etiketa: BushatiRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
AKTUALITET

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025
AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

Sulmet e njëpasnjëshme të Edi Ramës kundër medias

17:23 : 07/08/2025
AKTUALITET

Arben Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

22:28 : 06/08/2025
AKTUALITET

Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore

20:52 : 03/08/2025
Para

Ndalimi i muzikës pas orës 20:00, Dasho: Masë e çuditshme, a do parandalohet Covid?

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com