• Kontakt
Wednesday, May 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përballet me Vetting, ja si ka ndryshuar pasuria e gjyqtares së Apelit, Flutura Skënderi

16:41 : 20/07/2020
në AKTUALITET, VETTING

Gjyqtarja Flutura Skënderi e Gjykatës së Apelit Tiranë do të përballet të martën më 21 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e saj të vetingut përbëhet nga Pamela Qirko, Valbona Sanxhaktari dhe Lulzim Hamitaj.

Flutura Skënderi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës prej më shumë se 17 vitesh.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtares Flutura Skënderi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Flutura Skënderi deklaronte pasuri me vlerë 214 mijë lekë, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare është shumëfishuar në 25.6 milionë lekë.

Pasuritë e patundshme të familjes përbëjnë zërin kryesor të aseteve me vlerë 21.3 milionë lekë. Gjyqtarja Skënderi deklaron gjithashtu automjete me vlerë 2 milionë lekë, kursime në cash prej 1.5 milionë lekësh dhe likujditete bankare prej 726 mijë lekësh.

Lexo edhe:

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Emror Kasaj

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 50.6 milionë lekë, nga të cilat 36% burojnë nga paga e saj si gjyqtare dhe 48% nga pagat e familjarëve. Gjyqtarja e Apelit të Tiranës deklaron gjithashtu rreth 10% të të ardhurave si fitim nga shitja e pasurive të patundshme dhe 3% nga aktiviteti privat i bashkëshortit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit të Znj. Flutura Skënderi rezultoi pa probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” paqartësitë lidhur me një kontratë sipërmarrjeje.

Në vitin 2007, subjekti deklaron një kontratë sipërmarrjeje për ndërtimin në një truall me sipërfaqe 225 m2, nga e cila përfiton sipërfaqe ndërtimi për një apartament 173m2. Megjithatë, deklarimi nuk sqaron detaje të tjera të kontratës që lidhen me përqindjen apo sipërfaqen e plotë të ndërtimit.

Në vitin 2015, Skënderi deklaron shtesë prej 5.7 milionë lekësh, që rrjedhin nga kompensimi i 100 m2 truall nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ku subjekti zotëron 1.4 pjesë. Në deklarim nuk është e qartë se kush pjesë e truallit është kompensuar.

Në vitin 2017, subjekti deklaron një kontratë porosie të lidhur nga vajza e saj dhe bashkëjetuesi për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 135.22 m2 dhe çmim prej rreth 88 mijë eurosh. Sipas deklarimit, deri në fund të vitit 2017 nuk është shlyer asnjë detyrim, pasi janë në pritje të aprovimit të kredisë bankare.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017 /BIRN/

Etiketa: apelflutura skenderivetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj

20:08 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Emror Kasaj

12:29 : 24/04/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin, KPA njihet me pretendimet në çështjen e gjyqtares Ardiana Bera

20:06 : 09/04/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Elveta Stafa Mura

17:40 : 03/04/2025
AKTUALITET

Padrejtësia e vetting është padrejtësi e drejtësisë

12:23 : 31/03/2025
AKTUALITET

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtarit Guximtar Boçi për problemet e pasurisë

15:13 : 25/03/2025
Para

Përfundon pas 5 orësh Këshilli Politik/ Bardhi: '5 qershori' kusht për negociatat

TË GJITHA

Ekspertët: Euro mund të zëvendësojë dollarin si monedhë rezervë globale

22:41 : 28/05/2025

Vendimi/ Qeveria jep 80 milionë lekë për “Durrah City Football Academy”

22:38 : 28/05/2025

Finalja e Ligës së Konferencës, Chelsea përmbys Betis me dy gola në 5 minuta

22:33 : 28/05/2025

Betis-Chelsea/ Gjithçka nis nga e para, anglezët barazojnë finalen (Video)

22:29 : 28/05/2025

Ndërtuesi i njohur i mori milionat e jetës, mësuesi: 16 vite që pres të marr shtëpinë…

22:25 : 28/05/2025

Krijohet Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor, 19 anëtarë në përbërje

22:24 : 28/05/2025

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit dhe Lezhës

22:13 : 28/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com