Sipas studiuesve të universitetit të Utrecht në Hollandë, testimi dhe raportimi i shpejtë i rezultateve janë të nevojshme që gjurmimet e kontaktit të jenë sa më efektive. Testimi që zgjat deri në pesë ditë ose më shumë është i padobishëm, shkruan CNN.
“Vonesat në testim kanë ndikim më të madh në zvogëlimin e transmetimit të virusit dhe testimi është faktori më kritik për suksesin e një sistemi të gjurmimit të kontaktit,” tha Marc Bonten në një deklaratë.
Gjurmimi i kontaktit konsiderohet standard i artë për të luftuar një pandemi, por kërkon testimin e të gjithë personave të rrezikuar, duke izoluar një pjesë të tyre dhe më pas duke gjurmuar kontaktet e tyre. Për të ulur rrezikun e përhapjes së koronavirusit studiuesit deklaruan se duhet të zbatohen 3 rregulla, raporton abcnews.al
Së pari, testimi duhet të kryhet në ditën kur një person zhvillon simptoma.
Së dyti, duhet të fillojë gjurmimi i kontakteve një ditë pasi kemi zbuluar rezultatet e testit.
Dhe së treti, sistemi i gjurmimit duhet të funksionoj 100%.
Nëse një person duhet të presë më shumë se 3 ditë për tu testuar atëherë dhe një sistem gjurmimi i përsosur nuk mund të ndalojë përhapjen e koronavirusit. Studiuesit morën në konsideratë metodat konvencionale, gjithashtu dhe ato të gjurmimit të kontaktit me bazë aplikacionet. Për shkak të shpejtësisë së tyre, metodat e gjurmimit të bazuar në aplikacione ishin më efektive sesa metodat konvencionale, raporton abcnews.al
Në fakt, aplikacionet mund të ngadalësojnë përhapjen e koronavirusit edhe nëse nuk kryejmë testimin për 2 ditë, për sa kohë që ka pasur 80% testime dhe gjurmim të kontaktit.
Nëse ne vonohemi më shumë se 5 ditë për tu testuar gjurmimi i kontakteve nëpërmjet aplikacioneve” ka më pak efektivitet në gjurmimin e kontakteve konvencionale ose në izolimin e rasteve simptomatike,” deklarojnë studiuesit.