Pandemia e koronavirusit ka potencialin që të bëhet keq e më keq, nëse vendet e prekura nuk marrin masat bazike të kujdesit, u shpreh kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ai tha se shumë vende janë drejtuar në drejtim të gabuar, virusi mbetet armiku publik numër një.
Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se nëse rregullat bazike nuk ndiqen, e vetmja gjë që do të ndodhë me këtë pandemi, është do të të bëhet keq e më keq.
“Por nuk ka pse të shkojë kështu”, shtoi ai më tej.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brazili janë shtetet më të prekura deri më tani nga Covid-19.
“Nuk do të ketë kthim në normalen e vjetër për të ardhmen e parashikueshme … Ka shumë për t’u shqetësuar,” shtoi Tedros, në disa nga komentet e tij më të forta të javëve të fundit.