• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zëri i Amerikës: Miratimi i Reformës Zgjedhore në udhëkryq

16:24 : 09/07/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në Shqipëri, mbetet ende e komplikuar zgjidhja për miratimin e reformës zgjedhore. Ndërsa shumica deklaron se do i përmbahet marrëveshjes së arritur me Partinë demokratike dhe LSI-në, ajo nuk i ka votat për miratimin e saj.

E gjendur nën trysninë e deputetëve të opozitës parlamentare, ashtu siç deklaroi dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama, edhe sot në parlament kryetari i grupit socialist Taulant Balla, ripërsëriti se shumica është e gatshme të diskutojë për hapjen e listave, një prej kërkesave të deputetëve të opozitës. Këta të fundit bënë sot një “provë force” duke u larguar nga salla, si shenjë e dëshmisë se janë të vendosur në qëndrimin e tyre.

Nga ana e saj, Partia Demokratike deklaroi sot se nuk është kundër rishikimit të sistemit por se nuk është ky momenti për ta bërë këtë, duke paralajmëruar se nuk do pranojë asnjë veprim të njëanshëm

“Ne do të çojmë përpara edhe marrëveshjen me opozitën jashtëparlamentare e duam të çojmë përpara dhe një marrëveshje me ju, në kuadër të atyre çfarë ju keni propozuar, ku ajo që është më e rëndësishme, t’i japim mundësi çdo qytetari që përvec logos dhe liderit të partisë të votojë dhe një preferencë unike për një prej deputetëve që ai preferon të jetë në parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë”, deklaroi në fjalën e tij Balla, duke ju drejtuar deputetëve të opozitës.

Ai shtoi se “politika është art i konsensusit. Ju duhet të jepni konsensusin tuaj sa i përket kodit dhe ne padyshim jemi të gatshëm t’ju japim konsensusin për ndryshimet kushtetuese. Një marrëveshje tre palëshe ku ne jemi në mes dhe nga njëra anë kemi bijtë dhe nga ana tjetër baballarët e partive respektive që ju kanë sjellë këtu, e të arrijmë të organizojmë zgjedhje të përgjithshme që të jenë të denja e padyshim me garancinë që duhet të japin ata që janë jashtë parlamentit që zgjedhjet t’i njohin”.

Lexo edhe:

“Të krijohet komision i posaçëm për reformën zgjedhore”, Rama: Koha për depolitizimin e administratës zgjedhore

“Komisionet me përbërje partiake, dështim”, Celibashi 14 propozime për Reformën Zgjedhore

Por për kreun e grupit demokrat në parlament, Myslim Murrizi, “socialistët kanë sikletin që duan ta kenë mirë me të gjitha palët”. Deputetët e opozitës nuk e njohin marrëveshjen e arritur nga shumica me PD-në dhe LSI-në.

“Një marrëveshje e ndërtuar mes një deputeti të shumicës dhe dy qytetarëve të zakonshëm, nuk mund të detyrojë deputetët e opozitës. Ne kemi kërkuar lista të hapura kombëtare dhe votim 100 përqind pa asnjë ndryshim të rekomandimeve të OSBE-së. Kemi kërkuar që të ketë prag zgjedhor që askush të hipë në kurriz të kurrëkujt. Kemi kërkuar që votat, për herë të parë pas 30 vitesh, të numërohen jo nga militantë politikë”, u shpreh zoti Murrizi.

Sipas tij shumica nuk do mund të arrijë të sigurojë 84 vota, duke marrë nga deputetët e opozitës. “Nëse ju si shumicë keni hapur ankand, nëse ju jepni fjalën atyre që janë jashtë sallës, apo dhe individëve të tjerë që takoni brenda apo jashtë sallës, se do të bëni 84 vota, harrojeni. Qytetarët shqiptarë ju kanë dhënë 74 mandate.

Me trasta në dorë, me presione jashtë gardhit, me joshje që kjo sallë i ka provuar, ju nuk do i bëni dot ato vota për të votuar një dakortësi, një pazar të pistë që nuk është është as më shumë e as më pak, vetëm lënia në fuqi e këtij kodi zgjedhor e kësaj Kushtetue paçavure e prillit të 2008-ës”.

Si dëshmi të qëndrimit të tyre, zoti Murrizi ftoi deputetët e opozitës të lënë sallën. “Ne do bëjmë një provë që sot. Të ftoj zoti Balla, ngreje ofertën dhe merri 84 deputetë nga këtej. Siç ftoj kolegët e mi opozitarë të dalim nga kjo seancë dhe Balla të vazhdojë merkaton”, deklaroi ai, ndërsa kolegët e tij të djathtë e shoqëruan duke braktisur seancën.

Nga ana e saj, Partia Demokratike bëri të ditur se çështja e listave të hapura nuk mund të diskutohet në këto momente, duke parlajmëruar se çdo veprim i njëanshëm do të ishte me pasoja. “Palët në Këshillin Politik kanë firmosur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore më 5 Qershor, me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e SHBA dhe BE.

Partia Demokratike nuk është kundër diskutimit për rishikimin e sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues për të cilën PD ka një propozim konkret.

Megjithatë, kjo nuk mund të ndodhë në kushtet e kriminalizimit të parlamentit dhe të qeverisjes, në kushtet e blerjes së votës nga pushteti dhe mosndëshkimit të këtij krimi nga drejtësia”, thekson PD në një deklaratë të saj, duka saktësuar se “reforma kushtetuese, ku përfshihet edhe çdo ndryshim i mundshëm i sistemit zgjedhor nuk mund të jetë një pazar i fundit të korrikut. Ky proces duhet të jetë transparent dhe vendimmarrja duhet t’u përkasë qytetarëve, përmes referendumit popullor. OSBE/ODIHR ka konfirmuar se ndryshime të tilla nuk mund të ndodhin një vit para zgjedhjeve”.

Sipas Partisë Demokratike “hapja në këtë moment, e diskutimit për sistemin zgjedhor është vetëm alibi e Edi Ramës për të vonuar kodifikimin në parlament të dakortësisë së 5 Qershorit, që është një kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE. Çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”, paralajmëroi Partia Demokratike.

Etiketa: reforma zgjedhoreudhekryqvoa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Të krijohet komision i posaçëm për reformën zgjedhore”, Rama: Koha për depolitizimin e administratës zgjedhore

11:53 : 11/09/2025
AKTUALITET

“Komisionet me përbërje partiake, dështim”, Celibashi 14 propozime për Reformën Zgjedhore

12:05 : 09/09/2025
BOTA

Më shumë se 500 punonjës të Zërit të Amerikës do të humbasin vendin e punës

20:58 : 31/08/2025
BOTA

Irani në “udhëkryq” pas bombardimeve: A do të shpërthejë lufta e madhe në Lindjen e Mesme?

17:07 : 22/06/2025
AKTUALITET

“Zgjedhoren ta fillojmë në shtator”/ Balla-Tabaku përplasen në Strasburg: Duhej bërë 10 vite më parë

17:03 : 18/06/2025
AKTUALITET

Komisioni i Stabilizim-Asocimit, Tabaku: Në 12 vite, nuk kemi bërë një Reformë Zgjedhore të plotë

16:37 : 18/06/2025
Para

Tregtarë të rëndomtë flamujsh

TË GJITHA

Horoskopi, 14 shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 13/09/2025

Kryeministri izraelit: Eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do të çojë fundin e luftës në Gaza

22:48 : 13/09/2025

Evropa përballet me sfida të mëdha për t’i luftuar kërcënimet nga dronët rusë

22:37 : 13/09/2025

“E dua të mbyllur sot”, Xhaçka urdhër ushtarakëve që pronat e ushtrisë tu jepen oligarkëve (Video)

22:18 : 13/09/2025

Pjeshkët e kontaminuara, ish-ministri Panariti: Mund të jenë konsumuar dhe nga shqiptarët

22:05 : 13/09/2025

Sinani i ‘Lasgushit’ dhe ‘Ismailit’ që dhunon gazetarët

21:51 : 13/09/2025

Tritoli tek hoteli i Dakos, policia: U gjet në një vazo lulesh

21:30 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com