• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga grabitja e zyrës së LSI-së, te atentati ndaj kushëririt të deputetit dhe vrasja e Billës/ E kaluara e Gjekson Pusit

23:15 : 30/06/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjekson Pusi, 33 vjeç, i arrestuar për atentatin ndaj Fatjon Harushës, akuzohet si i përfshire dhe në vrasjen e Hekuran Billës, ndodhur në Tiranë, më 11 Qershor.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ndaj të riut, rëndonte dhe një masë sigurie arresti shtëpiak për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Megjithatë, kjo duket se nuk e ka penguar të përfshihet në dy ngjarje të rënda kriminale.

I arrestuari, Gjekson Pusi

Atentati në Shkodër

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 33-vjeçari u arrestua nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pasi dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur në fshatin Vukatanë, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi Fatjon Harsuha, 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër. Fatjon Harusha është kushëriri i deputetit të Partisë Socialiste Luan Harusha.

Vrasja e Billës

Lexo edhe:

EMRI/ Kapet me “Glock” nën jastëk, 6 vite burg në Angli për të fortin e Shkodrës

“Gjithashtu, gjatë paradites së sotme, falë veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, ka rezultuar se ky shtetas është i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e shtetasit Hekuran Billa”, shtuan të njëjtat burime.

Për policinë, Gjekson Pusi ka qenë drejtuesi i mjetit me të cilën lëvizi Viktor Marku (i dyshuar si ekzekutori i Billës) kur ndodhi atentati.

Më herët, për vrasjen janë arrestuar dhe lënë nën arrest me burg nga gjykata: Viktor Marku, nipi i tij Sebastian Mali dhe Adjola Lakra. Kjo e fundit, sipas hetimeve, ishte infiltruar nga Viktor Marku dhe Sebastian Mali për ta nxjerrë biznesmenin në pritë. Mali dyshohet se ishte personi që ruante lëvizjet e Billës, ndërsa Viktor Marku – ekzekutori. Vrasja e Hekuran Billës, sipas grupit hetimor, ka lidhje me një vrasje të ndodhur në vitin 2006 në Angli. Asokohe, Hekuran Billa vrau me armë zjarri Pal Markun, vëllanë e Viktor Markut.

Arrestimi për armëmbajtje pa leje

Në Tetor të vitit të kaluar, 33-vjeçari u arrestua për armëmbajtje pa leje nga policia. Ngjarje për të cilën ndaj tij u vendos masa e arrestit me burg.

Mediat raportuan asokohe se Pusi ishte pikasur nga kalimtarë të rastit se në brez kishte armë zjarri. Pas kësaj, ata e kanë denoncuar rastin në Polici, duke bërë që brenda pak minutave efektivët e Komisariatit të Shkodrës ta prangosin në kushtet e flagrancës. Arrestimi i tij u krye në lagjen “Vasil Shanto” dhe në momentin që konstatoi se po i afroheshin punonjësit e Policisë, tentoi të largohej me vrap.

Grabitja në zyrat e LSI

Pusi është dënuar me 8 vite burgim nga Gjykata e Shkodrës për veprën penale ‘Vjedhja me armë’ kryer në bashkëpunim. Ngjarja për të cilën është dënuar ka ndodhur në vitin 2013, përudhë fushate zgjedhore. Asokohe në një nga zyrat e LSI-së në Shkodër, u grabit një zyrtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. 33-vjeçari ishte pjesë e grupit që u shpall fajtor për ngjarjen dhe u dënua nga gjykata me burg, bashkë me të vëllain.

/BoldNews.al/

Etiketa: Gjekson Pusi

Lajme të lidhura

Gjenson Pusi
AKTUALITET

EMRI/ Kapet me “Glock” nën jastëk, 6 vite burg në Angli për të fortin e Shkodrës

16:57 : 09/10/2022
Para

Vota e emigrantëve

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com