Vajza 22-vjeçare e Michael Jackson, Paris, ka publikuar pamjet e rralla të babait të saj si shenjë për të treguar se janë bërë plot 11 vjet që ai ka vdekur nga një mbidozë e drogës.
Prodhuesi i hitit “Billie Jean” dhe “Thriller” vdiq në vitin 2009 pasi pësoi një atak fatal në zemër në një spital në Los Angeles. Dhe, 11 vjet më pas, vajza e vetme e Michael dhe më e madhja nga tre fëmijët e tij, Paris Jackson, ka publikuar pamjet e reja të këngëtarit nga jeta e tyre në shtëpi.
Videoja gjithashtu përmban muzikën e saj, e cila është pjesë e një trailer-i për serinë e re të realitetit “Unfiltered”: Paris Jackson And Gabriel Glenn.
Michael është parë për pak kohë duke biseduar me vajzën e tij në rezidencën e tyre familjare tek trailer-i.
Teoritë konspirative kanë sugjeruar më parë se Michael nuk është babai biologjik i tre fëmijëve të tij, por këngëtari i “Smooth Criminal” gjithmonë këmbënguli se ishte ai.
Ai gjithashtu ka dy djem, Michael Joseph Jr, 23 vjeç, dhe Prince, 18 vjeç.
Paris dhe Michael Jr u lindën nga Debbie Rowe. Në vitin 1996, u njoftua se ajo ishte shtatzënë dhe ata u martuan atë vit. Ata u divorcuan në 1999 dhe Michael mori përgjegjësinë e plotë për rritjen e fëmijëve.
Djali më i vogël i Michael, Prince, i njohur si “Blanket”, lindi përmes një zëvendësueseje, identiteti i së cilës nuk është bërë kurrë i njohur. Megjithë insistimin e Michael që ai është babai, shumë njerëz besojnë se nuk është ai.
Në video, Paris thotë se u përpoq të mbrohej nga sytë e publikut për shkak të famës së babait të saj dhe pranon se nuk ishte e gatshme të ishte në qendër të vëmendjes në atë kohë. Babai i saj vdiq tragjikisht kur ishte 11 vjeç.
Michael dëgjohet gjithashtu duke folur me Paris teksa e pyet se çfarë dëshironte të bëhej kur të rritej
“Çfarë dëshiron të bëhesh Paris?” ndërsa ajo përgjigjet: “Unë do të bëj atë që bën ti”. Dhe babai që vëzhgon pyet: “Çfarë bëj unë?” dhe ajo thotë: “Ti kërcen dhe këndon”.
Videoja gjithashtu e tregon atë me të dashurin Gabe, teksa këndojnë muzikë së bashku si pjesë e duetit “The Soundflowers”.
“Kur takova Gabe, unë menjëherë fillova të bëj muzikë,”– thotë ajo për bashkëpunimin. Ndërkohë, Gabe thotë: “Për herë të parë, ajo po e lë zërin e saj të sinqertë të dalë jashtë.”